Video

25/01/2013 06:02:43

Tregtia me vendet e BE-sė rritet me 66,3 pėrqind

INSTAT: tregtia me Italinė nė dhjetor arriti nė 40.2% dhe me Greqinė 7%






TIRANE - Nė muajin Dhjetor 2012 tregtia me vendet e BE-sė zuri 66.3%, ku ndonėse partnerėt kryesorė tregtarė vijuan tė jenė Italia dhe Greqia, vihet re pėrhapje gjeografike e shkėmbimeve tregtare nė eksport dhe import tė mallrave. Sipas INSTAT, tregtia me Italinė nė dhjetor arriti nė 40.2% dhe me Greqinė 7%.

Eksportet nė dhjetor u rritėn drejt tregjeve tė Greqisė, Italisė, Kroacisė, Rusisė, Turqisė, etj. Disa nga partnerėt tanė tregtarė me tė cilėt importet u rritėn nė dhjetor 2012 janė Gjermania, Greqia, Italia, Kina, Turqia, etj. Krahasimi me muajin Nėntor 2012 tregon se nė dhjetor u rritėn eksportet e grupit "Prodhime druri dhe letre" me 3.7%, ndėrsa u ulėn ato pėr grupet "Lėkurė dhe artikujt prej tyre" me 42.9%, "Makineri, pajisje dhe pjesė kėmbimi" me 31.4%, "Ushqime, pije, duhan" me 24.3%, etj.

Nė dhjetor u rritėn importet e grupit "Prodhime druri dhe letre" me 22.8%, "Ushqime, pije, duhan" 11.7%, pėr "Lėkurė dhe artikujt prej tyre" 5.2%, etj. Ndryshe kėtyre grupeve, nė dhjetor 2012 ulje pėsuan importet e grupit "Minerale, lėndė djegėse, energji elektrike" me 6.1%./s.s./

HermesNews - ©2013