Video

25/01/2013 05:52:57

Bizneset rrisin kėrkesat pėr kredi

Pėrqindja neto e bankave qė kanė perceptuar rritje tė kėrkesės pėr kredi rezultoi 6.3% nga -4.9% qė ishte nė tremujorin e mėparshėm





TIRANE - Nė tremujorin e katėrt tė vitit 2012, vlerėsimi i ekspertėve tė bankave pėr kėrkesėn e bizneseve pėr kredi ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm krahasuar me tremujorin e tretė. Pėrqindja neto e bankave qė kanė perceptuar rritje tė kėrkesės pėr kredi rezultoi 6.3% nga -4.9% qė ishte nė tremujorin e mėparshėm.

Ky zhvillim, megjithėse nė njė masė mė tė ulėt, ėshtė nė tė njėjtin drejtim me pritjet e ekspertėve bankarė pėr kėrkesėn pėr kredi, tė shprehura nė vrojtimin e tremujorit tė tretė, 2012.

Pėrmirėsim mė tė dukshėm shėnoi kėrkesa pėr kredi nga ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme, balanca neto e saj shėnoi nivelin 27.1%, duke qenė nė pėrmirėsim me rreth 29.8 pikė pėrqindje krahasuar me tremujorin e kaluar.

Banka Qendrore vėren se dhe kėrkesa pėr kredi nga ndėrmarrjet e mėdha u vlerėsua pozitivisht, nė nivelin 4.3%, nė rritje me rreth 19.6 pikė pėrqindje, nė krahasim me periudhėn e mėparshme. Tė ndara sipas kėrkesės sė bizneseve pėr kredi, kėrkesa pėr kredi me qėllim financimin e investimeve fikse vijoi tė vlerėsohet negativisht edhe gjatė tremujorit tė katėrt tė vitit 2012.

Ndėrkohė, kėrkesa pėr financimin e kapitalit qarkullues ka vijuar tė vlerėsohet nė rritje. Ekspertėt vlerėsojnė SE kontributin kryesor e kanė dhėnė nevoja pėr financimin e kapitalit qarkullues dhe kushtet e kreditimit.

HermesNews - ©2013