Video

23/01/2013 08:40:48

Dinastia Tedeschini, historia dhe vlerat e saj frymėzojnė shqiptarėt

nga Fioralba Duma






TIRANE - Historia jonė ka plot shembuj me figura tė shquara qė kanė dashur Shqipėrinė dhe e kanė bėrė tė njohur anembanė. Ndėr to, tė paktė ata qė, megjithė dashurinė dhe frymėzimin qė morėn e dhanė, u ndalėn dhe e zgjodhėn si vendbanim.

Dhe kjo ėshtė e vėrtetė edhe pėr patriotėt e Rilindjes, shkrimtarėt e shumtė qė studiuan jashtė, politikanėt qė ndihmuan nė modernizimin e vendeve tė tjera, dhe ėshtė e vėrtetė edhe sot, pėr studentėt apo punėtorėt e diasporės.

Emidio Tedeschini, nė tė kundėrt, erdhi nė Shqipėri, nga Vasto, i pritur nga Bushatllinjtė pėr tė shėrbyer si mjek nė Shkodėr dhe qė atėherė brezat e kėsaj familjeje kanė pėrcjellė profesionin e tyre brez pas brezi, duke i dhėnė shtysė dhe ndihmesė tė vyer zhvillimit tė Shqipėrisė nė drejtime tė ndryshme.

Pėr shkak tė njė njohjeje tė kufizuar nga shumica, veprat dhe roli i kėsaj familjeje kishin nevojė pėr njė shpallje tė gjėrė. Kjo u bė e mundur falė idesė dhe regjisė sė Anila Varfit, qė pėrveē punės nė TVSH ėshtė edhe Presidente e Festivalit Ndėrkombėtar tė Filmit Durrės, skenarit tė Vali Qyrfyēit e Rovena Rozhanit, dėshmisė sė intelektualėve dhe familjarėve nė dokumentar, si Willy Kamsi, Ali Sula e Enver Dibra, mundėsimit nga ana e RTSH, dhe, patjetėr, falė familjes, qė pėrcolli traditat dhe simbolikat e tė parėve dhe mbrojti me aq besnikėri arkivin dhe shtėpinė e saj nė Durrės.

Materialet e ruajtura lejuan tė pėrshkohet, nė dokumentar, historia treshekullore, qė nga vendosja e pėrhershme e Emidio Tedeschinit si mjek dhe farmacist nė Shkodėr deri nė vitin 1789, kur u zhvendos nė Durrės, ku, pėrpara si zėvendėskonsull pėr Venedikun, e mė pas si konsull i pėrgjithshėm pėr Austro-Hungarinė, luajti njė rol tė rėndėsishėm diplomatik edhe me pasardhėsit e tij Gjuzepe dhe Francesco, tė cilėt krijuan lidhje martesore me elitėn mjekėsore shqiptare dhe vendosėn bazat e farmaceutikes shqiptare duke mbajtur hapur pėr 60 vjet njė farmaci nė Durrės, e cila, pėr tė parėn herė nė Shqipėri, ishte falas pėr tė varfėrit.

Pėrveē mjekėsisė, farmakologjisė, punės konsullore, diplomatike, sė bėrė nė trevat shqiptarefamilja dha fryte edhe nė fushėn e drejtėsisė me studimet e juristit, shkencėtarit, heruditit dhe poliglotit Emidio Tedeschini, mbi historinė dhe krahasimin e ligjit zakonor shqiptar me lloje tė tjera kanunesh dhe ligje vendesh tjera. Njė vlerė tjetėr e kėsaj familjeje, qe shtėpia qė ftoi, priti, mbėshteti, ndihmoi dhe ndikoi studiues, hulumtues, albanologė, historianė dhe njerėz tė politikės evropiane si nė njė sofėr e madhe shqiptare.

Pas premierės nė Shkodėr ku ishin tė pranishėm intelektualė dhe artistė, historianė dhe diplomatė, dokumentari historiko-kulturor Dinastia Tedeschini” do shfaqet sėrish, kėsaj here nė Tiranė, nė Teatrin Kombėtar, tė Mėrkurėn, me datė 23 Dhjetor, nė orėn 18:00 historinė e plotė tė kėsaj dinastie kaq tė veēantė.

Ky dokumentar nuk mund tė lihet pa u parė, jo vetėm pėr rolin e rėndėsishėm nė historinė e Shqipėrisė por edhe pėr vlerat qė barti dhe rrezatoi kjo dinasti, si model frymėzues pėr tė gjithė ne: humanizmin, fisnikėrinė, kulturėn dhe atdhedashurinė. Vlera qė duhet tė trashegohen nga brezat e ardhshme, jo vetėm tė kėsaj dinastie, por edhe tė shqiptarėve, kudo qė ndodhen.

HermesNews - ©2013