Video
22/01/2013 12:04:16
Parisi mbulohet nga reja e gazit
Per momentin nuk ka asnje rrezik per jeten
PARIS- Banoret e Parisit sot jane alarmuar per shkak te smogut i cili ka nje arome te forte gazi, smog i cili ka mbuluar gjate nates te gjithe kryeqytetin francez. Pavaresisht frikes, behet e ditur se nuk ka asnje rrezik. Autoritetet kane siguruar popullsine se behet fjale per nje substance jo helmuese dhe nga e cila nuk ka asnje rrezik per shendetin.
Reja e gazit
Aroma e gazit ne qytet eshte shpjeguar me lidhjen e nje susbstance te quajtur Mercaptan, e dale nga impianti kimik i shoqerise Lubrizol a Rain. Per momentin, reja e madhe e gazit eshte e dukshme qe nga Normandia deri ne Paris. Ky smog do te largohet menjehere sapo te ndryshojne kushtet e motit, shpjegojne zjarrfikesit ne Paris.
Shakate edhe ne internet
Dikush ne rrjetin social Twitter, ka bere shaka te forte duke theksuar se Parisi eshte mbuluar nga gazi pasi eshte rrikthyer serisht Hitleri. Ndersa te tjere kane futur ne rrjet foto qesharake duke ironizuar faktin.