Video

22/01/2013 11:28:49

Muhamed Yunus pėr biznesin e vet social nė Shqipėri

Dhjete bizneset e para sociale do ti nisim pa ndėrprerje dhe pėr to na nevoiten 1 milion euro






TIRANĖ - “Njė dollar bamirėsi ka vetėm njė jetė. Njė dollar i investuar nė Biznes Social mund tė riinvestohet sėrish”, ky ėshtė parimi qė i ka mundėsuar Prof Muhamad Yunus, ngritjen e bankės mė tė madhe tė mikrokredise Grammen Bank dhe fondit Yunus pėr ngritjen e bizneseve sociale pėr tė ulur varfėrinė nė botė. Idetė dhe parimet e tij, Prof. Yunus i solli dhe gjatė pjesmarrjes sė tij nė konferencėn “Dita e Biznesit social nė Shqipėri” e zhvilluar tė martėn nė Tiranė.

Prof. Yunus, i cili erdhi nė Shqipėri me ftesė tė Kryeministrit Berisha, u shpreh se krahasuar me tre vjet e gjysmė mė parė, kur ai zhvilloi takimin e parė me Kryeministrin, Shqipėria ka nisur tė bėj hapa konkretė lidhur me iniciativat pėr Biznesin social.

“Dje vizitova disa biznese sociale nė Shqipėri. Njėra prej tyre ishte shumė interesante, njė grua qė prodhonte disa punimeve artizanale, ishte punėsuar nė punishten e saj dhe 12 gra tė tjera. Ne do ta ndihmojmė atė nė marketimin e dhe gjetjen e tregut pėr shitjen e kėtyre produkteve me ēmime mė tė mira. Nė kėtė mėnyrė ajo zhvillon biznesin e saj dhe mundėson punėsimen e tė tjera grave”, u shpreh Yunus, duke iu referuar vizitės sė tij tė djeshme nė disa Biznese Sociale nė Shkodėr dhe Lezhė.

“Ne kemi krijuar njė fond pėr biznesin social dhe po mundohemi tė ndihmojmė secilin prej kėtyre projekteve. 10 bizneset e para sociale do ti nisim pa ndėrprerje dhe pėr to na nevoiten 1 milion euro. Dhe kėto investime nuk janė para pėr bamirėsi, por janė para qė do tė kthehen sėrish, pasi tė investohen pėr kėto projekte” theksoi Yunus.

Sipas Nobelistit, problemi qė ekziston nė Shqipėri ėshtė njė problem i njėjtė pėr tė gjithė botėn, qė prodhuesit nuk marrin para tė mjaftueshme, por ndėrmjetėsuesi ėshtė ai qė merr pjesėn mė tė madhe tė parave.

Yunus, gjatė fjalės sė tij solli nė vėmendje dhe ngritjen e njė qendre tė formimit profesional. Pasi pėr tė, jo tė gjithė duhet tė kenė njė diplomė universiteti apo shkolle tė mesme, disa duhet tė kenė dhe njė ēertifikatė tė njė kursi profesional. “Sfida jonė pėr tė realizuar biznesin social kėtu nė Shqipėri ėshtė njė mundėsi qė dhe bota mė pas tė pyesė se si ja dolėt ju”, tha ai duke iu referuar memorandumit tė bashkėpunimit tė firmosur ditėn e djeshme pėr ngritjen e njė Biznesi Social nė Tirana Biznes Park.

Duke falenderuar qeverinė shqiptare dhe kryeministrin Berisha, pėr mbėshtjetjen, Yunus u shpreh se "Qeveria nuk mund tė zgjidhė tė gjitha problemet e qytetarėve, por duhet tė krijojė mundėsi qė njerėzit tė zgjidhin vetė problemet e tyre”, tha Nobelisti Yunus, qė me eksperiencėn e tij nė ngritjen dhe zhvillimin e njė nga Bankave mė tė mėdha tė mikrokredisė Grameen Bank, ka modernizuar konceptet e mikrokredisė dhe mikrofinancės pėr tė varfėrit qė, pėr shkak tė gjendjes sė tyre ekonomiko-sociale, nuk kanė akses pėr kredi bankare tradicionale.

HermesNews - ©2013