Video

22/01/2013 09:47:40

Nishani, veprime tė tilla dėmtojnė situatėn e brishtė nė Luginė

Presidenti shpreh mė tej shqetėsimin pėr veprimin e dhunshėm tė dėmtimit tė varrezave tė komunitetit serb nė Kosovė






TIRANĖ - Presidenti i Republikės Bujar Nishani dėnoi aktin e fundit provokativ tė autoriteteve tė Beogradit, tė cilat zgjodhėn gjuhėn e forcės pėr tė hequr pėrmendoren e dėshmorėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Preshevės, Medvegjės dhe Bujanovcit.

Nė njė deklarate pėr shtyp tė Presidentit Nishani thuhet se ndėrkohė qė autoritetet lokale dhe pėrfaqėsuesit e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės po vepronin me maturi dhe nė mėnyrė institucionale pėr tė gjetur njė zgjidhje tė pranueshme, Beogradi pėrdori forcat policore, duke dėshmuar se nuk ėshtė i ēliruar ende nga mentaliteti dhe fobitė e sė shkuarės dhe se kur bėhet fjalė pėr shqiptarėt ai zbaton standarde tė dyfishta.

"Veprime tė tilla dėmtojnė rėndė situatėn e brishtė nė Luginėn e Preshevės, stabilitetin nė rajon dhe frymėn e dialogut e mirėkuptimit, me vėshtrim nga e ardhmja, tė cilėn po pėrpiqemi tė ndėrtojmė me pėrpjekje dhe durim", citohet deklarata e Kreut tė Shtetit.

Presidenti shpreh mė tej shqetėsimin pėr veprimin e dhunshėm tė dėmtimit tė varrezave tė komunitetit serb nė Kosovė, i cili ėshtė gjithashtu dhunim flagrant i traditės shqiptare dhe nė kundėrshtim tė plotė me interesat legjitime tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės dhe shqiptarėve nė tė gjithė rajonin.

HermesNews - ©2013