Video

21/01/2013 18:49:17

Rusi, shitje rekord armesh

Shifra pėrfaqėson njė rritje ekonomike prej 15 pėr qind nė krahasim me vitin 2011, kur Moska kishte dėrguar armė me njė vlerė prej 13,2 miliardė dollarėsh






MOSKĖ - Eksportet e pajisjeve ushtarake nga Rusia, furnizuesi i dytė i armėve nė botė, arritėn njė nivel rekord prej 15,2 miliardė dollarėsh nė vitin 2012, bėnė tė ditur sot burime zyrtare vendase. "Kjo shifėr kalon 12 pėr qind tė objektivave tė qeverisė", deklaroi Aleksander Fomin, drejtor i Shėrbimeve Federale tė Bashkėpunimit Tekniko-Ushtarak.

Shifra pėrfaqėson njė rritje ekonomike prej 15 pėr qind nė krahasim me vitin 2011, kur Moska kishte dėrguar armė me njė vlerė prej 13,2 miliardė dollarėsh. Rusia, furnizuesi i dytė i armėve nė botė pas Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ka mė tepėr se dyfishi i shitjeve jashtė vendit nė krahasim me fillimin e viteve 2000.

Vendi numėron ndėr klientėt e tij mė tė mėdhenj Indinė dhe Kinėn. Rusia vazhdon t'i shesė pajisje Sirisė, por mendohet se bėhet fjalė kryesisht pėr sisteme mbrojtėse antiajrore. Fomin theksoi se Afganistani, Gana, Tanzania dhe Omani figuronin ndėr klientėt e rinj tė industrisė ruse nė vitin 2012.

Nė dhjetor, presidenti rus, Vladimir Putin pėrshėndeti rekordin e ri tė eksporteve ushtarake dhe shtoi se kontratat e reja tė nėnshkruara nė vitin 2012 pėr dėrgesa tė tjera tė mundshme pėrbėnin gjithashtu 15 miliardė dollarė.

Nė fund tė dhjetorit, ai pėrfitoi nga udhėtimi zyrtar nė Indi, importuesi i parė botėror pėr tė nėnshkruar marrėveshje me vlerė miliarda dollarė, kryesisht pėr helikopterėt dhe avionėt luftarakė.

HermesNews - ©2013