Video

21/01/2013 18:47:33

Kabllot, rrezikohen banorėt

Policia bashkiake dhe inspektoriati ndėrtimor kanė heshtur para morisė sė pėrcjellėsave tė energjisė elektrike, tė telefonisė apo tė te televizionit kabllor qė janė pėrhapur nė tė gjitha rrugėt dhe lagjet e Durrėsit dhe qė pėrbėjnė njė rrezik serioz pėr shėndetin dhe jetėn e qytetarėve






DURRES - Dhjetra km kabllo tė tė gjitha llojeve, qė kalojnė nga shtylla nė shtyllė nė tė gjithė qytetin e Durrėsit, pėrbėjnė rrezik pėr jetėn e qytetarėve, por deri tani pushteti vendor dhe institucionet pėrgjegjėse nuk kanė ndėrmarrė asnjė masė pėr pėrmirsimin e situatės.

Megjithėse prej tre vjetėsh ekziston baza ligjore pėr disiplinimin e tė gjithė infrastrukturės kabllore me kanalizime nėn tokė, instalimi i paligjshėm i kabllove mbi shtyllat e tė gjitha llojeve nė qendėr dhe nė periferi tė qytetit bregdetar vazhdon pa u ndėshkuar prej askujt.

Policia bashkiake dhe inspektoriati ndėrtimor kanė heshtur para morisė sė pėrcjellėsave tė energjisė elektrike, tė telefonisė apo tė te televizionit kabllor qė janė pėrhapur nė tė gjitha rrugėt dhe lagjet e Durrėsit dhe qė pėrbėjnė njė rrezik serioz pėr shėndetin dhe jetėn e qytetarėve.

Po aq tė rrezikshme janė edhe ndėrhyrjet e profesionistėve apo tė personave tė paautorizuar pėr riparimin e defekteve nė shtyllat, qė kanė marrė pamjen e merimangave.

Institucione dhe ente shtetėrore e private i kanė dhėnė tė drejtėn vetes tė pėrdorin shtyllat e ndriēimit elektrik, apo edhe shtylla tė tjera nė trotuare si varėse tė kabllove qė furnizojnė banesa e biznese me energji elektrike me tensione tė ndryshme nga 220 deri nė 6000 volt, apo qė shpėrndajnė sinjale telefonike e televizive nė tė gjithė qytetin.

Ndėrkaq, janė tė pakta ndėrmarjet e telefonisė, qė nė zbatim tė ligjit, kanė transferuar nė kanalizimet nėntokėsore tė gjithė rrjetin e shpėrndarjes sė sinjalit pėr abonentėt e tyre.

HermesNews - ©2013