Video

21/01/2013 16:04:34

Produktet bujqesore, pa taksa doganore

Kėrkesa e njė grupi tė agrobiznesit shqiptar dhe homologėt e tyre kosovarė do t'i kėrkojnė shpejt Qeverive respektive heqjen e taksave doganore ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės






TIRANE - Kėshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) dhe Aleanca e Biznesit tė Kosovės nė fillim tė muajit tė ardhshėm, do ti kėrkojnė zyrtarisht qeverive respektive tė Shqipėrisė dhe asaj tė Kosovės heqja e barrierave doganore pėr produktet bujqėsore shqiptare.

Presidenti i KASH-it, Enver Ferizaj nė njė prononcim pėr mediat u shpreh tė hėnėn se, "dy kryeministrave, Sali Berisha dhe Hashim Thaēi pritet qė t’u kėrkohet marrja e masave pėr heqjen e taksave dhe lehtėsimin e procedurave pėr shkėmbimet mes dy vendeve, me argumentimin se njė hap i tillė nuk do tė ndikojė negativisht mbi buxhetet e dy vendeve por do tė forcojė ekonomitė resėpektive pėrmes krijimit tė tregut unik tė produkteve bujqėsore shqiptare".
Shkembimet tregtare mes Shqipėrisė dhe Kosovės po njohin ecuri progresive pozitive, sidomos nė fushėn e bujqėsisė. Kėtė fakt e zyrtarizojnė tė dhėnat zyrtare nga INSTAT , sipas tė cilės ka njė rritje tė dukshme tė nivelit tė eksportit dhe importit tė prodhimeve bujqėsore dhe blegtorale nga tė dy vendet.
Konkretisht, sipas INSTAT , eksportet nga Shqipėria drejt Kosovės, gjatė 2012 janė rritur me 9 milionė euro. Kurse importet me 2.6 milionė. Nė pėrqindje, vlerat e tyre respektive, janė me rritje rreth 16% nė krahasim me vitin 2011, dhe rreth 11%. Por pavaresisht shifrave, Ferizaj gjykon, se kėto shkėmbime ende nuk janė nė nivelin e duhur, pasi ka vend pėr mė shumė intensifikim tė tyre, nisur dhe nga dėshira e konsumatorėve nga tė dy vendet pėr tė konsumuar sa mė shumė prodhime vendore.

HermesNews - ©2013