Video

21/01/2013 10:03:48

ERE, nė diskutim heqja e Liēencės pėr kompaninė CEZ

Pritet tė emėrojė administratorin e ri tė kompanisė sė shpėrndarjes sė energjisė elektrike






TIRANE - Bordi i Komisionerėve tė Entit Rregullator tė Energjisė (ERE) do tė zhvillojė sot mbledhjen e tij, nė tė cilėn do tė diskutohet mbi procesin e heqjes se liēensave sė shpėrndarjes dhe furnizimit publik me pakicė tė energjisė elektrike shoqerisė CEZ Shpėrndarje.

Kjo mbledhje vjen nė zbatim tė nenit 7 tė Ligjit Nr.9072, datė 22.05.2003, Pėr Sektorin e Energjisė Elektrike; Rregullores pėr Organizimin dhe Funksionimin e Brendshėm tė ERE-s dhe Rregullave tė praktikės dhe proēedurave tė ERE-s.

Sot, bashkė me vendimin pėr heqjen e licencave tė CEZ Shpėrndarje, Bordi pritet tė emėrojė administratorin e ri tė kompanisė sė shpėrndarjes sė energjisė elektrike.

Nė 18 janar Bordi i ERE zhvilloi seancėn dėgjimore me kandidatėt qė kanė aplikuar pėr pozicionin e administratorit tė kompanisė sė Shpėrndarjes sė Energjisė.

Mes 6 kandidaturave pėr kėtė post, njė pjesė kanė qėnė nė pozicione drejtuese nė KESH, si ish-kreu i OSSH deri nė privatizim, sot drejtor i Ujėsjellės - Tirana, Sait Dollapi, ish-nėndrejtori i KESH-it Genc Gjergjani dhe Agron Sesesi si dhe Rezart Isufi, Artan Topi, Onorina Jata.

Njė javė mė parė ERE miratoi rregulloren pėr pėrzgjedhjen e administratorit dhe funksionimit nė kompaninė e shpėrndarjes sė energjisė pasi t'i hiqen licencat CEZ-it.

HermesNews - ©2013