Video

19/01/2013 15:13:19

Tirane. Kapen 56 kg cannabis sativa

Vihen nen pranga dy persona te arrestuar





TIRANE- Forcat e policisė sė Tiranės bllokuan sot njė sasi prej rreth 56 kg lėndė narkotike e llojit “cannabis sativa” si dhe arrestuan dy persona si mbajtes tė saj.

Burime zyrtare nga policia e Tiranės bėnė tė ditur se, strukturat kundėr Narkotikėve, nė kuadėr tė Operacionit “Start 2013” bėnė tė mundur arrestimin me akuzen e shitjes se narkotikeve tė shtetasve Fatos Hidaj, 35 vjec dhe Edmond Hidaj, 28 vjec, me banim nė Krujė.

Sipas policisė, arrestimi nė flagrancė i tyre, u arrit pas posedimit tė informacioneve policore mbi kėta shtetas, pėrgjatė momenteve tė transportimit tė lėndės narkotike e dyshuar cannabis sattiva, nga qyteti i Krujės pėr nė drejtim tė kryeqytetit.

Sasia e lėndės narkotike prej 56 kg kishte destinacion shitjen pėr tregun e Tiranės. Forcat e policisė bėnė bllokimin e automjetit tip Reno furgon, nė posedim tė kėtyre shtetasve si dhe sekuestrimin e sasisė sė narkotike nė qėndėr tė Bathores, Tiranė. Aktualisht nga strukturat e policisė, vazhdon puna e specialziuar hetimore pėr ēėshtjen nė bashkėpunim me Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Tiranė

HermesNews-©2012