Video

18/01/2013 12:24:28

Gati skema e re e ndihmes ekonomike

Pėrjashtohet nga skema e ndihmės ekonomike 2658 familje qė trajtoheshin jashtė kritereve tė pėrcaktuara nė kuadrin ligjor






TIRANĖ - Gjatė vitit 2012 janė pėrjashtuar nga skema e ndihmės ekonomike 2658 familje qė trajtoheshin jashtė kritereve tė pėrcaktuara nė kuadrin ligjor. Dėmi financiar qė i ėshtė shkaktuar shtetit nga kėto abuzime kap vlerėn e 8.1 milionė lekėve. Sipas tė dhėnave nga Siē bėhet e ditur , kontrollet do tė vazhdojnė nė tė gjitha njėsitė vendore, pasi edhe pėr vitin 2013, ky mbetet objektiv kryesor i Ministrisė sė Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta.

Pėr kėtė vit nga kjo ministri synohet rritja e mbėshtetjes pėr shtresat nė nevojė dhe ulja e varfėrisė, nėpėrmjet rritjes sė masės sė ndihmės ekonomike pėr familje nė masen 5.6%. Gjithashtu do tė nisė pilotimi i skemės sė re tė ndihmės ekonomike nė qarqet Tiranė, Durrės dhe Elbasan, qė do tė garantojė transparencė mė tė madhe, targetim mė tė mirė tė grupeve dhe individėve nė nevojė, duke pėrfshirė nė skemė edhe familje dhe individė qė aktualisht nuk pėrfitojnė ndihmė, por edhe duke pėrjashtuar ēdo familje apo individ qė abuzon.

Numri i personave me aftėsi tė kufizuar, tė cilėt trajtohen me kėtė pagesė, kap shifrėn e rreth 150 mijė personave. Familjet qė trajtohen me ndihmėn e skemės ekonomike shkon nė 99500 familje. Nė total fondi pėr vitin 2012 qė ka akorduar qeveria pėr kėtė kategori personash ka kapur shifrėn e rreth 168 milionė dollarėve. Gjatė vitit tė kaluar inspektorėt e Shėrbimit Social Shtetėror kryen rreth 240 kontrolle nėpėr njėsitė vendore.

HermesNews - ©2013