Video

18/01/2013 12:20:34

Dy kandidaturat pėr IDKP

Komisioni zhvilloi sot njė seancė dėgjimore me dy kandidatėt e propozuar nga Presidenti, Zana Xhuka dhe Shkėlqim Ganaj






TIRANĖ - Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi tė premten me votat e maxhorancės dy kandidaturat e dekretuara nga Presidenti i Republikės pėr postin e Inspektorit tė Pėrgjithshėm tė Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive (IDKP).

Komisioni zhvilloi sot njė seancė dėgjimore me dy kandidatėt e propozuar nga Presidenti, Zana Xhuka dhe Shkėlqim Ganaj, tė cilėt prezantuan vizionin e tyre lidhur me drejtimin e ILDKP-sė.

Kandidatja Xhuka theksoi se nuk ėshtė anėtare e asnjė force politike dhe se qėndrimin nė detyrėn aktuale, atė tė zv/ministres sė Mbrojtjes, ia dedikon CV-sė sė saj profesionale.

Edhe kandidati tjetėr pėr kreun e ILDKP-sė, Shkėlqim Ganaj tha se nuk ka qėnė pjesė e asnjė partie politike dhe se ka punuar nė sistemin e drejtėsisė prej shumė vitesh.

Anėtarėt e opozitės nė komision e konsideruan tė nxituar shqyrtimin e dy kandidaturavetė dekretuara nga Presidenti. "Kuvendi nuk duhet tė nxitojė pasi kjo nuk duhet tė jetė njė zgjedhje e motivuar politikisht", tha nėnkryetari socialist e komisonit Fatmir Xhafaj. Komisioni ia pėrcolli kandidaturat pėr votim seancės plenare tė sė hėnės.

HermesNews - ©2013