Video

18/01/2013 10:52:52

Greqi, hetim ish ministrave te financave. Parlamenti jep OK

Ekzistojnė dyshime se Papakonstantinu i ka fshirė emrat e tre familjarėve tė tij nga lista me pronarė tė llogarive bankare nė vendet e huaja pėr tė cilėt dyshohet se kanė fshehur tatimet






ATHINĖ - Parlamenti grek miratoi fillimin e hetimit penal kundėr ish-ministrit tė Financave, Jorgos Papakonstantinu pėr pėrfshirje nė skandalin me "listėn Lagarde". Ekzistojnė dyshime se Papakonstantinu i ka fshirė emrat e tre familjarėve tė tij nga lista me pronarė tė llogarive bankare nė vendet e huaja pėr tė cilėt dyshohet se kanė fshehur tatimet.

Njėkohėsisht, kėrkesa e opozitės qė nė hetim tė pėrfshihet edhe ish-ministri i Financave Evangjelos Venizelos, i cili pėr momentin ėshtė lider i njėrės prej partive qeveritare PASOK, u refuzua. Parlamenti nuk pranoi edhe kėrkesat pėr hetim kundėr ish-kryeministrave Lukas Papadhimos dhe Jorgos Papandreu.

Nė vitin 2010, autoritetet franceze kanė dorėzuar te Papakonstantinu njė listė, e marrė nga banka HSBC, me tė dhėna pėr llogari tė rreth 2 000 grekėve nė Zvicėr, tė cilėt duhej tė hetoheshin pėr shkak tė fshehjes sė mundshme tė tatimeve, por zyrtarėt grekė nuk reaguan.

Muajin e kaluar, Athina sėrish kėrkoi kopje nga lista, me ēka u konfirmua se emrat e tre familjarėve tė ish-ministrit tė Financave ishin hequr nga kopja fillestare. Papakonstantinu, i cili ishte ministėr i Financave nė periudhėn 2009-11 hodhi poshtė akuzat duke pohuar se nuk ka kryer kurrfarė ndryshimesh nė kėtė listė.

HermesNews - ©2013