Video

18/01/2013 07:21:54

Linda Rama bėn njė hap para: pėrgjigje emocionale mbi akuzat

Linda Basha, bashkėshortja e liderit tė opozitės, Edi Rama flet publikisht






TIRANE - Znj, Rama gjatė intervistės pėr Top Chanel ka folur gjatė mbi impaktin emocional qė kanė patur akuzat ndaj saj dhe familjes, pėr vėndin ku ka qenė kur mori vesh akuzat dhe pėrjetimet e familjarėve: pėrgjigjet se nuk ka patur 'bashkėpunim pėr projekt institucional' me Bajraben. Po bashkėpunim pėr projekt privat ? Pėrgjigja e fundit znj. Rama lė hapėsirė pėr shumė tė tjera. Lojė paraelektorale pėr tė 'manipoluar' vėmendjen e opinionit publik ? A ka patur ndonje kėrkesė zyrtare nga ana e palėve pėr shpjegime nga ana e Institutit tė Deklarimit tė Pasurive ?


Pėr ju nuk duhet tė ketė qenė e lehtė tė pėrgjigjeshit pozitivisht. Pikėrisht, po e nis me pyetjen e parė, pėrse e pranuat kėtė ftesė ?

Arsyeja lidhet me nevojėn pėr tė komunikuar direkt me publikun, pasi nė dy javė ėshtė bombarduar me informacion dhe akuza tė drejtuara ndaj meje dhe familjes sime. Pėr tė qenė e sinqertė, fillimisht prita qė njė media apo aktor tjetėr tė hetonte pėrtej deklaratave publike vėrtetėsinė e akuzave, gjė qė nė fakt nuk ndodhi. Prita qė kėta ta bėnte edhe Instituti i Deklarimit tė Pasurive, por as kjo nuk ndodhi. Pėr kėtė arste, pashė tė udhės qė tė jepja personalisht shpjegimet e pėrshtatshme.

Kur ju intevistuam nė momentin kur lidhėt martesė me zotin Rama, deklaruat se do tė qėndronit e tėrhequr nga intervistat, por duket e vėshtirė t’i rezistosh kėtij betimi pėrballė pushtetit tė partnerit tuaj.

E para, Edi sot nuk ka pushtet. Unė, pėr vetė natyrėn time, gjithmonė kam preferuar qė tė jem nė distancė tė caktuar dhe tė merrem me punėt e mia. Unė e kam shumė tė lehtė tė rezistoj dhe kėtė e bėj ēdo ditė shumė lehtė, por nė 2-3 raste ka qenė shumė e vėshtirė tė refuzoja dhe kėshtu shpjegohen daljet e mia nė media.

Ndryshe nga sa pretendoni, kėtu nuk jam dakord, bashkėshorti juaj ėshtė njė prej njerėzve mė me pushtet nė kėto vite, pėrfshi 11 vitet e drejtimit tė Bashkisė sė Tiranės. Si u ndietė pikėrisht nė momentin kur u humb lufta pėr njė mandat tė katėrt si kryebashkiak ?

Mendoj se u ndieva si ēdo njeri qė ndoqi atė histori, atė vjedhje publike, por duke qenė pranė Edit, u ndieva edhe mė ndryshe, edhe mė pranė asaj ngjarje. Besoj se Edi i ka kushtuar shumė rėndėsi kėtij momenti tek libri i tij “Kurban”.

Si e pėrjetuat 21 janarin dhe 28 janarin ?

Secili prej kėtyre momenteve ishte shumė i vėshtira. Janė kėto momente tė rėnda dhe pėrcaktuese nė jetėn e njė politikani dhe si bashkėshorte, mė duhet tė jem pranė e t’i pėrjetoj pak mė ndryshe nga sa i pėrjeton pjesa tjetėr e popullsisė.

Si u ndietė ndaj akuzave tė para direkte ndaj jush ?

Jam ndierė sikur po ecja nė rrugė dhe sikur papritur dikush mė doli pėrpara dhe mė bėri njė agresion verbal. Nuk mė kishte ndodhur asnjėherė mė parė.

Kur ishit atė ditė kur u bė kjo akuzė ?

Atė ditė ka qenė e dielė. Unė isha duke ndjekur ne faqet online konferencėn e Edit nė “Twitter”. Pėr hir tė sė vėrtetės, kam qenė pjesė e njerėzve skeptikė tė pėrdorimit tė “Twitter”-it nga Edi, pasi mendoja qė kjo do tė ishte e parakoshme, por me gjithė spekticizmin qė e rrethonte Edin pėr kėtė komunikim, nuk i mori parasysh skepektikėt dhe filloi ta zhvillonte atė mjet komunikimi gradualisht. Duke iu rikthyer pyetjes, nė atė moment pashė akuzat dhe pėr herė tė parė u hutova, e mė pas fillova tė befasohem gradualisht me atė qė thuhej, sepse e kuptova qė ishin sigurisht tė pavėrteta dhe u ndieva e dhunuar nga tė pavėrtetat qė dilnin dhe qė reflektoheshin nė faqen online. Sigurisht, mė pas prita tė kuptova deri ku shtrihej thellėsia e kėtyre akuzave.

Megjithatė, njė ndėr argumentet e pėrdorur pėr t’iu sulmuar ėshtė shndėrruar edhe koha e marrė pėr tė kthyer pėrgjigje. Pėrse kaloi kjo kohė e gjatė deri nė njė reagim tuajin zyrtar ?

Unė nuk e di se ēfarė mase keni ju pėr kohėn, por siē e thashė, fillimisht kėrkova vetė unė qė tė kuptoja se cili ishte thelbi i atyre qė thuheshin, gjithmonė duke menduar se ose po i kuptoja gabim ose qė media nuk po i transmetonte nė mėnyrėn e duhur. Kur akuzat u bėnė fare tė qarta, siē ju thashė edhe mė parė, prita qė dikush tjetėr tė merrte pėrsipėr tė shkonte mė pėrtej asaj qė thuhej nga palėt. Vendosa tė dal vetė publikisht tani, pasi mora kohėn e nevojshme pėr tė absorbuar kėtė lumė akuzash dhe pasi prita reagimet qė nuk erdhėn.

Ju ose sulmi ndaj jush ka krijuar njė precedent tė ri nė politikėn shqiptare. Qė nga koha e kabinetit Meksi, janė abuzuar familjarėt e kryeministrave e ministrave tė ndryshėm, por kjo ėshtė hera e parė qė pėrflitet familjari i njė pretendenti pėr kryeministėr. Pėrse ndodh kjo nė gjykimin tuaj ?

Hera e parė? Kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Edi ėshtė kryetar i opozitės nga 2005-sa, unė jam gruaja e tij nga fundi i 2010-s dhe gjatė tė gjithė kohės qė Edi ka qenė nė kėtė detyrė, tė gjithė shqiptarėt e dinė qė nuk ka mbetur njeri ndėr tė gjallėt dhe tė vdekurit e familjes Rama pa u goditur. Gjyshėrit e Edit janė goditur. Nuk ka munguar pėrbaltja kundėr tė ndjerit dhe shumė tė respektuarit Kristaq Rama. Nuk ka munguar ndaj nėnės Anetės, as ndaj mamasė sė djalit tė Edit. As ndaj kushėrinjve, qofshin tė vėrtetė e tė sajuar dhe nga ana tjetėr, unė mendoj se nuk ėshtė vetėm familja Rama qė ėshtė ballafaquar nė opozitė me shpifjen. Janė edhe shumė opozitarė tė tjerė, kolegė tė Edit, qė janė pėrfolur nė tė njėjtėn mėnyrė nga kundėrshtarėt politikė, pa pasur asnjė lloj lidhje me luftėn politike. Personalisht e gjykoj kėtė fenomen tepėr tė dėmshėm pėr shoqėrinė shqiptare, qė ėshtė lufta me ēdo ēmim e mjet ndaj kundėrshtarit politik.

Nė rrjetet sociale, ju kanė sulmuar juve personalisht posaēėrisht kryeministri Berisha, kryetarja e Kuvendit, Topalli, ministrja e Integrimit Bregu dhe tė tjerė. A ėshtė njė kosto kjo qė e kishit parashikuar kur u lidhėet me Ramėn ?

Nuk ėshtė e rėndėsishme si ndihem unė, kjo ka rėndėsi personale, por jo ndonjė rėndėsi tė veēantė. Unė mendoj si si ndihen njerėzit kur shohin kėto deklarata dhe mendoj se ėshtė detyrė e drejtuesve publike, qė tė shprehen nė mėnyrė tė pėrmbajtur dhe me njė etikė tė pėrshtatshme pėr postin e tyre. Tė gjithė shqiptarėt investojnė ēdo ditė pėr t’i dhėnė kulturė fėmijėve, por kush janė pėrdoruesit e rrjeteve sociale? Rinia dhe nėse drejtuesit e lartė publike shprehen nė mėntyrė agresive dhe ofenduese, ky ėshtė njė element qė dėmton, nė opinionin tim, nė edukimin e tė rinjve.

A po ju bėn kjo fushatė akuzash ndaj jush tė paguani njė kosto personale pėr karrierėn e bashkėshortit tuaj politikan ?

Njeriu ka dy kosto personale, e para pėr tė gjithė veprimet dhe tė gjitha ato qė thotė vetė, ndėrkohė qė ka edhe njė kosto qė i imponohet arbitrarisht nga tė tjerėt. Unė mendoj se nė rastin konkret, po flasim pėr kėtė rastin e dytė, pėr njė kosto personale qė tentohet tė imponohet nga tė tjerėt pasi unė jam gruaja e Edi Ramės dhe bėhet qė njerėzit tė mos merren me atė qė i shqetėson ēdo ditė dhe jo vetėm njerėzit, por qė edhe politikanėt tė mos merren me detyrat e tyre dhe ato qė njerėzit e thjeshtė shqetėson ēdo ditė.

Megjithatė, akuzat e ardhura ndaj jush janė formuluar nė shtatė pyetje zyrtare konkrete. Pyetja e para, sa projekte keni ndarė ju me zotin Bajraba. 2. Cili ėshtė historiku i vėrtetė i pallatit 5-katėsh dhe njė kati nėntokė. 3. A keni qenė nė konflikt interesi nė ndėrtimin e kėtij pallati, nė njė truall midis sheshpushimeve tė pallateve, ku ndalohet me ligj ēdo lloj ndėrtimi. 4. A ndiheni pėrgjegjės se pėr interesa familjare keni shkelur ligjin? 5. Si ėshtė paguar firma e ndėrtimit apo janė shpėrblyer me leje ndėrtimi? 6. Pėrse nuk ėshtė deklaruar as sot origjina e 100 mln lekėve kredi pa interes, pėrse nuk deklarohet marrėsi ose dhėnėsi i kėtyre lekėve? 7. A janė deklaruar nė organet tatimore kėto 100 milionė hua dhe a janė paguar taksat qė i korrespondojnė shtetit. Pra, po e nisim nga pyetja e parė, sa projekte ka ndarė zonja Basha me Kosta Bajrabėn gjatė viteve tė bashkėpunimit tė ngushtė tė tyre ?

Mė lejoni tė bėj njė parashtrim tė shkurtėr para se tė pėrgjigjem. Unė jam akuzuar, jo nga PD fillimisht, me ēėshtje qė janė lehtėsisht tė verifikueshme dhe tė identifikueshme pėr ēdo njeri qė do ta kishte marrė pėrsipėr dicka tė tillė. Fatkeqėsisht, kjo nuk ndodhi, por dua tė falenderoj ato media qė shkuan pėrtej kėtij ping-pongu dhe zbuluan pjesėrisht diēka qė ndodhte lidhur me kėtė rast. Ndėrkohė, dua tė falenderoj posaēėrisht prindėrit e mi, xhaxhain tim, tė cilėt kokėulur dhe me bindjen e tyre kanė investuar pėr atė shtėpi dhe ju desh nė njė moment tė caktuar tė tėrhiqeshin nė njė vorbull agresioni tė paprecedent, duke parė se si njollosej nė media investimi i bėrė prej tyre me djersėn e ballit. Dua tė falenderoj posaēėrisht xhaxhain dhe vėllain, sepse mua mė bėnė qė tė mos ndihem tėrėsisht keq teksa shihja qė xhaxhai, i cili ndonėse pensionist nuk e ka ndėrprerė punėn, pėr shkak tė telefonatės sė njė fqinji i duhet tė lerė punė dhe tė shkojė nė shtėpi, pasi tek dera kishte njerėz qė nuk ishin dashamirės. Vėllai, pas dhjetė vitesh nė emigracion, u kthye me dėshirėn pėr tė investuar tė gjithė kursimet e veta nė atė shtėpi nė tokėn e tė parėve tanė. Ndėrkohė, shikoja edhe nėnėn time, e cila ėshtė prej kohėsh e sėmurė, e shikoja ashtu tė trishtuar dhe ndėrkohė pėrpiqesha qė ta qetėsoja e shikoja babain qė vuante ndėrkohė qė tė gjithė familjet e vjetra tiranase dhe qytetarėt e vjetėr e njohin si njė njeri tė urtė dhe tė virtytshėm.

Duke iu mirėkuptuar nė kėtė parantezė, le tė kthejmė disa pėrgjigje. Sa projekte keni ndarė me zotin Bajraba ?

E kuptoni se ēfarė ndodh, merren emra, merren fjalė, merren ngjarje qė kokolepsen me njėra-tjetrėn, fillojnė krijohen fjali, pėrfitime dhe bashkėpunime e kjo bėhet thjesht pėr tė tėrhequr njerėzit nė njė rrugė gjykimi qė ėshtė e ēoroditur dhe e imponuar pėr tė shkuar nė njė drejtim qė kėtyre njerėzve u intereson.

Mbi bashkėpunimin me Bajrabėn ?

Linda Basha - Unė nuk kam bashkėpunuar me Kosta Bajrabėn nė asnjė projekt institucional. Jam pėrpjekur shumė tė kujtoj se kur mund tė kem pasur bashkėpunim me tė, pėrveēse kujtoj qė ka qenė njė bashkėpunim nė pėrgatitjen e raportit tė zhvillimit njerėzor nė 2002-n, kur Bajraba mori pjesė sė bashku me shumė ekspertė tė tjerė nė pėrgatitjen e atij raporti. Disa prej atyre ekspertėve janė nė funksione drejtuese nė ekzekutivin e sotėm, ndaj ėshtė njėsoj sikur opozita sot tė mė akuzojė pėrse kam punuar me figura tė mazhorancės. Zotin Bajraba e njoh si njė ekspert tė ēėshtjeve sociale dhe njė njeri tė angazhuar nė mėsimdhėnie, por kjo nuk do tė thotė qė njė njeri qė ka bashkėpunuar me tė, tė shihet sot si njė njeri qė duhet sulmuar nga qeveria apo institucionet e tjera.

Top Chanel