Video

17/01/2013 11:50:52

Kreu i PD-sė mund drejtojė fushatėn nė Tiranė

Kryeministri do tė kėrkojė mendime nga tė zgjedhurit nė bazė, pėr kandidaturat e mundshme, qė do tė miratohen nė listėn pėrfundimtare qė do tė shpallet nė fillim tė muajit Maj






TIRANE - Berisha mbledh sot nė selinė blu tė gjithė krerėt dhe drejtuesit e grup-seksioneve tė partisė sė tij pėr kryeqytetin me qėllim dhėnien e porosive dhe ringritjen e grupeve nė ēdo zonė tė rrethit tė Tiranės, pėr zgjedhjet e 23 Qershorit. Sipas demokratėve, Berisha mund ta drejtojė vete dhe jo ministrja Majlinda Bregu, fushatėn qė do tė zhvillohet nė Kryeqytet dhe zonat pėrreth. Kreu i PD-sė, Berisha, do tė ketė pėrveē kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Bashės, mbėshtetjen e Kryetarit tė PD-sė, ministrit Aldo Bumēi dhe Ministres sė Integrimit, Majlinda Bregu, e cila nė zgjedhjet e 2009-s kishte drejtimin e fushatės nė Tiranė dhe koordinatore e fushatės pėr gjithė qarqet. Pritet qė sot Kryeministri tė kėrkojė dhe mendime nga tė zgjedhurit nė bazė, pėr kandidaturat e mundshme, qė do tė miratohen nė listėn pėrfundimtare qė do tė shpallet nė fillim tė muajit maj. Ditėn e shtunė Kryeministri dhe numri njė i PD-sė, Berisha, do tė udhėtojė drejt Beratit ku do tė zhvillojė takime me elektoratin dhe strukturat e partisė nė kėtė qytet nė kuadėr tė 22-vjetorit tė krijimit tė degės sė demokratėve nė Berat.

HermesNews - ©2013