Video

17/01/2013 11:39:46

Liliana Kondakci del nga burgu

Kengetarja u kap me 3 kg kokaine ne Itali





ITALI- Liliana Kondakci eshte liruar nga burgu. Nga Durresi ne Vlore, nga Tirana ne Elbasan dhe kudo, pothuajse te gjithe kane nje CD me zerin e kengetares se njohur, e cila edhe pse ne te 50-tat eshte ende nje yll i kenges ne Shqiperi.

Askush nuk e kishe imagjinuar me pare ta shihte te denuar per lende narkotike dhe madje-madje te futur dhe drejtuese te nje rrjeti nderkombetar droge.

Kengetarja e njohur tashme e perfundoi denimin dhe ja ku eshte e lire, duke pritur te kthehet prane familjes. Kondakci eshte arrestuar ne maj te te njejtit vit ne zonen e stacionit hekurudhor te Sibarit ne Costentino nga hetuesit dhe grupi special GOA, pasi gjate kontrollit i eshte gjetur ne cante nje sasi prej tre kilogramesh kokaine.

Edison Myrteza