Video

16/01/2013 08:47:08

Mahmuod Ahmadinexhad premton bashkėpunim me Sirinė

'Bashkėpunimi mes dy vendeve ėshtė nė interes tė dy popujve dhe atyre tė rajonit'






TEHERAN - Presidenti iranian, Mahmuod Ahmadinexhad theksoi angazhimin e Iranit pėr "bashkėpunim" me Sirinė, aleati kryesor rajonal, gjatė njė takimi nė Teheran me kryeministrin sirian, Wael al-Halaqi, bėnė tė ditur sot burime mediatike iraniane. "Bashkėpunimi mes dy vendeve ėshtė nė interes tė dy popujve dhe atyre tė rajonit", deklaroi Ahmadinexhad pas kėtij takimi. "Padyshim, populli sirian do tė arrijė tė kalojė kushtet e vėshtira sot", theksoi presidenti iranian duke iu referuar luftės civile, qė ka shkaktuar mė tepėr se 60 000 tė vdekur, sipas OKB-sė. Ai gjithashtu theksoi shpresėn e tij se sulmet kundėr popullit sirian do tė pėrfundojnė sė shpejti dhe se paqja dhe siguria do tė rikthehen nė Siri.

HermesNews - ©2013