Video

15/01/2013 18:00:06

Me shume besim ne ekonomi

Pas disa tremujorėsh kur bizneset dhe konsumatorėt shfaqnin pesimizėm pėr gjendjen e ekonomisė, nė tremujorin e katėrt Treguesi i Ndjesisė Ekonomike, i llogaritur nga Banka e Shqipėrisė, u pėrmirėsua me 6.5 pikė pėrqindjeje krahasuar me tremujorin e mėparshėm






TIRANE - Treguesi i besimit nė ekonominė shqiptare u pėrmirėsua nė tremujorin e fundit tė vitit 2012. Pas disa tremujorėsh kur bizneset dhe konsumatorėt shfaqnin pesimizėm pėr gjendjen e ekonomisė, nė tremujorin e katėrt Treguesi i Ndjesisė Ekonomike, i llogaritur nga Banka e Shqipėrisė, u pėrmirėsua me 6.5 pikė pėrqindjeje krahasuar me tremujorin e mėparshėm.

Megjithatė, duhet thėnė se ky tregues vazhdon tė qėndrojė thellėsisht poshtė mesatares afatgjatė, me mbi 17 pikė pėrqindjeje. Kontributin kryesor nė pėrmirėsimin e tremujorit tė fundit e dha sektori i shėrbimeve, me njė rritje me 9.7 pikė pėrqindjeje krahasuar me tremujorin e mėparshėm. Ky pėrmirėsim erdhi falė rritjes sė vlerėsimit tė bizneseve tė kėtij sektori pėr gjendjen e pėrgjithshme tė biznesit, gjendjen financiare dhe punėsimin. Por, edhe nė kėtė sektor, treguesi i besimit qėndron afro 6 pikė pėrqindjeje poshtė mesatares afatgjatė.

Kontribut pozitiv nė rritjen e besimit nė ekonomi dha edhe industria, ndonėse nė njė masė mė tė vogėl. Treguesi nė kėtė sektor u pėrmirėsua me 1.2% krahasuar me tremujorin e tretė tė vitit. Industritė patėn njė vlerėsim mė tė mirė pėr ecurinė e prodhimit dhe tė punėsimit, ndėrsa njė pėrmirėsim njohėn edhe pritshmėritė pėr tremujorin e parė 2013. Treguesi i besimit nė ndėrtim vazhdoi rėnien edhe nė tremujorin e katėrt 2012, me 5.6 pikė pėrqindjeje, duke prekur njė minimum tė ri historik.

Aktualisht, ky tregues ėshtė 34 pikė pėrqindjeje poshtė mesatares afatgjatė. Ndikimin kryesor nė kėtė rezultat e dha pėrkeqėsimi i mėtejshėm i vlerėsimeve pėr kėrkesėn dhe pėr prodhimin e sektorit. Edhe treguesi i besimit tė konsumatorėve u pėrkeqėsua nė tremujorin e fudnit 2012, me 3.2 pikė pėrqindjeje ndja tremujorit tė mėparshėm. Konsumatorėt shprehėn pritshmėri negative pėr gjendjen e tyre financiare dhe tė ekonomisė nė tėrėsi, ndėrsa e vlerėsuan nė rritje koston e jetesės.

HermesNews - ©2013