Video

15/01/2013 17:55:39

Siri, ofensive ne veri te vendit

38 persona kanė humbur jeten ne Hula






BEJRUT - Tė paktėn 38 persona kanė humbur jetėn sot nė Siri, 10 prej tė cilėve nė Hula, shėnjestėr e njė sulmi tė artilerisė sė rėndė nga ushtria siriane qė vazhdon goditjet ajrore nė mbarė vendin, sipas Observatorit sirian pėr tė Drejtat e Njeriut (OSDH).

''Pesė gra bėjnė pjesė mes viktimave nė Hula, nė provincėn e Homsit'', konfirmoi nė njė komunikatė OSDH. Drejtori i saj, Rami Abdel Rahmane theksoi se ky qytet, ku 108 persona, pjesa mė e madhe fėmijė, ishin vrarė mė 25 maj 2012, ishte bėrė aktualisht skenė e bombardimeve dhe luftimeve tė pėrditshme.

''Nė Homs, rajonet Jobar dhe Soultaniye ishin nė shenjestėr tė sulmeve ajrore'', shtoi OSDH, me bazė nė Britaninė e Madhe. Sipas OSDH-sė, 165 persona, 31 prej tė cilėve fėmijė kanė humbur jetėn dje nga dhuna nė mbarė vendin. Siria ėshtė pėrfshirė qė prej muajit mars 2011 nga njė revoltė popullore kthyer nė njė konflikt tė armatosur qė ka shkaktuar mė shumė se 60 000 tė vdekur qė prej fillimit tė dhunės, sipas OKB-sė.


HermesNews - ©2013