Video

14/01/2013 18:07:49

'Gerdeci', vendimi i Gjykates me 4 Shkurt

Datėn e caktoi nė pėrfundimi tė gjykimit relatori i ēėshtjes Alaudin Malaj






TIRANĖ - Gjykata e Apelit ka mbyllur shqyrtimin gjyqėsor pėr ēėshtjen “Gėrdeci”, dhe caktoi datėn 4 shkurt si ditėn kur do tė shpallė vendimin. Datėn e caktoi nė pėrfundimi tė gjykimit relatori i ēėshtjes Alaudin Malaj.

Nė seancėn e zhvilluar tė hėnėn u dėgjuan pretendimet e palės mbrojtese, ndėr to tė ish-shefit te Shtabit te Pergjithshėm, Luan Hoxha. Brahim Lahi, avokati mbrojtės i Luan Hoxhės, kėrkoi pushimin e ēėshtjes ndaj klientit tė tij me pretendimin se, nuk provohet qe ai tė ketė kryer ndonjė vepėr penale.

Gjykata e Shkallės sė Parė dha mė 12 mars tė vitit tė kaluar vendimin pėr 29 tė akuzuarit e ēėshtjes, nė pjesėn mė tė madhe ish- funksionarė tė ministrisė sė Mbrojtjes dhe Ushtrisė.

Gjykata e Tiranės shpalli vendimin pėr tė pandehurit e procesit, duke dėnuar me nga 18 vjet burg ish-kreun e MEICO-s,Ylli Pinari dhe ish-drejtorin e Fabrikės, Dritan Minxolli dhe me 10 vjet burg ish-administratorin shqiptar tė "Albademil" sh.p.k, Mihal Delijorgjin.

Ndėrkohė qė me 10 vjet burg u dėnua ish-zyrtari i Ministrisė sė Mbrojtjes, Sokol Ngjeēi, dhe me 6 vjet heqje lirie, bashkė me 4 vjet tė tjera moslejim pėr ushtrim tė detyrės, ish-shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė, Luan Hoxha. Tė pandehurit e tjerė u dėnuan me masa mė tė lehta dėnimi, ndėrsa disa u shpallėn tė pafajshėm.

HermesNews - ©2013