Video

14/01/2013 09:28:57

Plumba kundėr partisė Demokracia e Re

Persona tė panjohur kanė qėlluar me kalashnikov dhe nė vendin e ngjarjes janė gjetur nėntė gėzhoja






ATHINĖ - Tė shtėna me kalashnikov janė dėgjuar pasmesnate kundėr selisė sė partisė greke nė pushtet ''Demokracia e re'', njoftuan sot burime tė ndryshme.
''Persona tė panjohur kanė qėlluar me kalashnikov dhe nė vendin e ngjarjes janė gjetur nėntė gėzhoja'', deklaroi policia lokale. ''Objektivi i terroristėve ishte zyra e kryeministrit Samaras'', deklaroi zėdhėnėsi i qeverisė, Simos Kedikoglu.
''Bėhet fjalė pėr njė pėrpjekje pėr tė pėrhapur frikėn nė shoqėrinė greke. Po jetojmė nė njė situatė qė nuk e kemi ndeshur kurrė mė parė'', shtoi Kedikoglu.
''Ftoj tė gjitha forcat politike pėr tė marrė secila pėrgjegjėsitė respektive'', theksoi ai.

HermesNews - ©2013