14/01/2013 08:02:03
Nė kėrkim ndėrkombėtar djali i shefit tė SHISH-it: policia jep pistat
Djali i Shefit tė SHISH-it ėshtė shpallur nė kėrkim qė prej 45 ditėsh
TIRANĖ - Shpallet nė kėrkim ndėrkombėtar 10 vjeēari i humbur Julian Ēela. Djali i nėndrejtorit tė antiterrorit nė SHISH u shpall nė Tiranė prej 45 ditėsh i humbur, ndėrsa kėrkimet vazhdojnė nė ēdo cep tė vendit. Interpoli ka publikuar foton e tij sė bashku me tė dhėnat. Policia sekuestroi kamerat e sigurisė tė 80 bizneseve nė kryeqytet.
Policia ka filluar tė dyshojė se Julian Ēela mund tė jetė jashtė Tiranės dhe kontrollet duhet tė shtrihen edhe nė qytetet e tjera tė vendit. Pista e hetimeve tė policisė ėshtė pėrqendruar tek largimi me dėshirė i Julianit, i cili mund tė jetė bėrė pjesė e ndonjė grupi adoleshentėsh qė grabisin qytetarėt apo banesat.
Personi me tė cilin ėshtė parė pėr herė tė fundit Julian Ēela ėshtė Gėzim P., i cili dyshohet se rekruton adoleshentė brenda grupit tė tij pėr ti bėrė pjesė tė grabitjeve apo vjedhjeve nė kryeqytet.
HermesNews - ©2013