Video

12/01/2013 18:19:31

Rrugė ferri

nga Marko Bello






TIRANE - Dikur i vetmi vend ku nuk lejoheshin makinat private, sot Shqiperia numuron rreth 420 mijė automjete, nga tė cilat rreth 2100 autobuzė, 4500 kamionė, mbi 10.000 furgonė e miniautobuzė, krahas mijėra traktorėve dhe autoveturave. Pėr pasojė, ėshtė rritur ndjeshėm edhe numuri i aksidenteve rrugore me pasojė vdekjen e mijėra qytetarėve.

Krahas shpejtėsisė tej normave tė lejuara, abuzimit me alkoolin apo vjetersisė dhe amortizimit tė automjeteve, njė nga shkaqet kryesore qė ka ēuar nė rritjen e aksidenteve automobilistike nga njeri vit nė tjetrin lidhet me gjendjen skandaloze tė rrjetit rrugor nė mbarė vendin, mungesėn e sinjalistikės rrugore dhe tė ndriēimit adekuat tė segmentėve rrugore.

Sipas tė dhėnave tė Institutit shtetėror tė Statistikave (Instat), nė vitin 2010 u regjistruan 1.564 aksidente rrugore, ku u dėmtuan 2.069 persona, nga tė cilėt 353 vetė humbėn jetėn.

Megjithėse koalicioni i djathtė qe qeveris vendin nga Vjeshta e vitit 2005 mburret se ka ndėrtuar mbi 8000 km rrugė nacionale dhe rurale, vendi ende nuk ka njė plan kombėtar tė zhvillimit tė infrastrukturės rrugore dhe transportit.

Nė shumė raste ndėrtohet nė mėnyrė spontane, priten shirita elektorale sa pėr tė sugjestionuar zgjedhėsit, ndėrkohė qė sektori rrugor mbetet sektori ku kryhen abuzimet mė tė mėdha me fondet e taksapaguesve shqiptarė apo tė donatorėve tė Shqipėrisė.

Mbi 150 milionė dollarė mendohet se ėshtė shifra e borxhit qė qeveria i detyrohet kompanive private tė ndėrtimit tė rrugėve, njė tregues kokėfortė ky i papėrgjegjshmėrisė, politikave abuzive dhe arrogancės qė manifeston qeveria e Sali Berishės, e cila trumbeton se po ndėrton rrugė tė standarteve ndėrkombėtare.

Por, realiteti ėshtė krejt i kundėrt me propagandėn e shpėlarė tė qeverisė, e cila ka hapur fronte pune jashtė mundėsive dhe kapaciteteve, duke filluar dhe lėnė nė mes shumė akse rrugore tė rėndėsishėm pėr vendin, pėr tė mos folur pėr cilėsine e keqe tė mjaft segmenteve rrugore nė mbarė vendin.

E pagėzuar si “Rruga e Kombit”, rruga Durrės-Kukės-Morinė, e cila ka kushtuar mė shumė se 1 miliardė USD po degradon dhe nė shumė pjesė tė saj rezulton e dėmtuar rėndė, duke u kthyer nė njė burim aksidentesh, sidomos gjatė stinės sė verės, kur intensiteti i qarkullimit nė tė rritet.

Nėse edhe kjo rrugė, pėr ndėrtimin e tė cilės ka patur akuza serioze pėr korrupsion nga organi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme, nuk paraqit mė siguri dhe garanci pėr jetėn e qytetarėve, gjendja nė segmentet e tjera rrugore ėshtė jashtė ēdo standardi dhe krejt e papranueshme.

Tė kredhura nė errėsirė, pavarėsisht shtyllave tė ndriēimit qė kanė mbirė nė ēdo 10 m si kėrpudhat pas shiut, pa sinjalistikėn e nevojshme, pa mure mbrojtėse dhe gjithė gropa pėr shkak tė cilėsisė sė dobėt tė shtresės sė asfaltit, rrugėt e Shqipėrisė janė kthyer nė rrugė ferri pėr drejtuesit e automjeteve dhe udhėtarėve qė ndodhen nė ēdo moment pėrpara rrezikut tė humbjes sė jetės apo gjymtimeve qė vijnė pėr shkak tė aksidenteve fatalė nė tė katėr cepat e vendit.

Ndonėse ēdo drejtues automjeti ėshtė i detyruar tė paguajė 19 mijė lekė nė vit pėr taksėn e qarkullimit, pėrveē kontrollit tė kolaudimit tė makinės dhe taksės sė karburantit, gjendja e rrugėve vijon tė mbetet problematike.

Mungojnė sinjalistikat vertikale, horizontale dhe elektronike, ndėrsa projektet nė zbatim lihen pėrgjysmė dhe shfrytėzimi i rrugėve fillon me tė meta teknike. Rrugėt merren nė dorėzim pa pėrfunduar dhe nė shumė raste pa raportin e supervizorėve, tė cilėt duhet thėnė se korruptohen dhe meritojnė tė ndiqen penalisht.

Nė jo pak raste, supervizorėt janė pėrfaqėsues tė investitorit dhe qė kėtu fillon konflikti i interesit. Nuk ka masa kontrolli nga institucionet e ngarkuara me ligj dhe pėrfaqėsuesit e shtetit lėvizin dhe bėhen tė gjallė vetėm nė raste tė aksidenteve tė rėnda, sikurse ai i Himarrės, nė tė cilin humbėn jetėn 13 studente dhe 22 u plagoėn rėndė.

Nė programin e saj pėr njė Rilindje kombėtare, Partia Socialiste propozon njė tjetėr qasje sa i pėrket mėnyrės se si duhen ndėrtuar dhe mirėmbajtur rrugėt, larg frymės klienteliste, amatoreske dhe abuzive tė kėsaj qeverie nė ikje, duke u impenjuar dhe angazhuar maksimalisht dhe me seriozitetin e duhur pėr njė strategji kombėtare dhe alokim fondesh tė qenėsishėm pėr tė adresuar urgjentisht kėtė problem madhor pėr zhvillimin e vendit dhe ribashkimit tė tij me Europėn.




HermesNews - ©2013