Video

10/01/2013 17:54:11

Dy 'luanė' nė rrjete sociale: Berisha si ditar - Rama pėr fushatė

nga Doriana Metollari






HermesNews - Njė baba-kryeministėr online - > Berisha hyri nė rrjetin social, tė paktėn zyrtarisht. Njė eksperiment individual qė ai po bėn pėr herė tė parė nė kėto prag zgjedhjesh. K/ministri me faqen e tij tė Facebook-ut, brenda njė muaji ka mbledhur rreth 342 mijė fansa, ēfarė do tė thotė se popullariteti i tij ėshtė i lartė dhe jo pa shkak, duke parė karrierėn politike qė ka.

Ai ka njė faqe e cila sipas tė dhėnave entuziaste qė ka publikuar, ėshtė ndjekur deri tani nga 1,7 deri nė 2 milionė vizitatorė me njė moshė mesatare 34 vjeē. K/ministri shqiptar u ėshtė “shfaqur” njerėzve dhe faqja e tij, ėshtė njė formė “ditari personal”, me pjesė nga jeta private. Ai ėshtė ende nė kėrkim tė avantazheve pro dhe kundėr tė tė qėnurit nė njė rrjet social, meqė faqja e tij ėshtė krijuar vetėm njė muaj para. Berisha kėtė hapėsirė e pėrdor pėr momente festive dhe kujtime qė ndan me njerėzit, por nuk mungojnė dhe ironitė ndaj kundėrshtarit politik Edi Rames. Falenderon gjithmonė nė ēdo mesazh "miqtė", me firmėn nė fund "sb" dhe kjo e shfaq nė sy tė friends-ave qė ka, si njė njeri normal dhe i rrit afrimitetin me ta.

Shumė e rėndėsishme pėr politikanėt !

Shikoni fotot qė publikon stafi i i Presidentit Amerikan Barack Obama. Janė tė gjitha nga jeta e tij "e pėrditshme" me fėmijėt dhe bashkėshorten e vet. Njė lider ėshtė dhe baba e bashkėshort, a nuk e bėn kjo dhe shumė qytetar ?

Sejcili kryetar shteti do tė mund tė publikonte foto me personazhe qė njerėzit e thjeshtė as nuk shpresojnė se mund t’i takojnė njė ditė, por fakti qė ata zgjedhin pika tė pėrbashkėta me qytetarėt, u jep avantazhe tė tjera nė sy tė tyre.

A nuk po i jep dhe kjo popullaritet Berishės ?

K/ministri nuk jep lajme qė mė pėrpara nuk dėrgohen nga zėdhėnėsat e tij, ndryshe nga Rama, por nė kėmbim ka bėrė ndonjė "premtim". Sigurisht do t'i jepte dhe mė shumė pikė nėse ai do tė publikonte dhe lajme tė shkurtra nga aktiviteti i tij politik, apo histori qė pritet tė ndodhin. Profili i Berishės nė Facebook nuk ėshtė nė tė njėjtėn linjė me Ramėn, por besoj se gjatė muajve tė fushatės, qytetarėt do tė shohin sesi ai do t'a ndryshojė pėrmbajtjen e gjithė kėsaj.

Njė lidėr gjithnjė nė ndėrtim tė vizionit - > Nga ana tjetėr ėshtė dhe socialisti Edi Rama online. Ai identifikohet nė pjesėn mė tė madhe me Twitterin ku ka rreth 44,120 follower. Kush e ndjek, arsyeton sidomos pėr programin e tij elektoral, ēfarė tregon se Rama ka nisur (prej kohėsh) fushatėn elektorale Online.

Kandidati pėr postin e kryeministrit tė shqiptarėve ėshtė hedhur nė sulm shumė mė herėt, ēfarė ėshtė e kuptueshme pėr pozicionin e tij nė opozitė. Ai ndikon dhe nė rritjen e popullaritetit tė degėve tė PS-sė nė vende tė BEsė si Italia apo Greqia.

Demokratėt kanė ndjekur, kryesisht, tė njėjtėn vijė tradicionale informimi, (nėpėrmjet zėdhėnėsave), ndėrsa socialistėt, pėr tė mbrojtur idetė e veta brenda PS-sė apo jashtė saj, janė mė aktiv nėpėr profilet e tyre online, kjo justifikohet dhe nga debatet qė kanė brenda forcės politike.

Disa politikanė preferojnė tė publikojnė lajme qė s’kanė lidhje tė drejtpėrdrejtė me ta, por qė i marrin nga mediat. Kjo nė pozicionin e tyre mund t'u japė njė "jo avantazh": e kundėrta do t'u vlente mė shumė.

Njerėzit i ndjekin pėr tė parė mė tepėr komentet e tyre, apo pėr t’u dhėnė informacione nga aktiviteti vetjak politik. Gjithsesi, risia dhe avantazhi i gazetarėve ėshtė se kėto tė fundit i marrin qėndrimet, (nė raste kur japin lajme) direkt nga shumė politikanė nė kohė reale nė profilet pėrkatėse.

Komentet e politikanėve, gazetarėt i pėrdorin si qėndrime zyrtare pėr ngjarjet, qoftė dhe solidariteti qė shfaqin, por jo rallė herė (politikanėt) pėrballen dhe me mllefet e fansave. Shumė demokratike, pasi kjo bėn qė ata tė mos harrojnė se ekziston njė botė reale jashtė privilegjeve.

Edi Rama nuk publikon detaje nga jeta e tij private (ose shumė pak). Kjo tregon se pėrdorimi i rrjetit social ėshtė i drejtuar pėr ndėrtimin e vizionit qė do pėr Shqipėrinė.

Nėpėrmjet kėsaj strategjie tė "pėrfshirjes-aktive" nė politikėn socialiste, ai rrit popullaritetin dhe ndaj atyre qė shkojnė "tė pavendosur" nėpėr kutitė e votimit, apo qytetarėve jashtė.

Roli i zėdhėnesave nė (?) Njė risi e kohėve tė fundit tė rrjeteve sociale ėshtė se lajmet, personazhet, i japin direkt nėpėr profile, nė kohė reale, pa kaluar nė duar tė zėdhėnėsave qė i pėrpunojnė vetėm kur ka interes mė tė pėrgjithshėm.

Deri atėherė mediat e kanė transmetuar lajmin dhe komunikata u shėrben vetėm pėr tė ditur qėndrimin zyrtar qė mban njė forcė politike, ose pėr detaje qė vlejnė.

Kjo mėnyrė informacioni brenda profileve, u shėrben gazetarėve pėr tė kuptuar orientimin dhe evolimin opinionit publik. Nė njė farė mėnyrė ata bėhen dhe ndjekės tė ndryshimeve. Lexuesit sot nuk kanė mė nevojė tė lexojnė tė pėrditshme pėr tė ditur se ēfarė ka ndodhur por pėr tė parė detaje qė nuk i gjetur online dhe njė pėrmbledhje tė lajmit qė nė internet e kanė gjetur tė shpėrndarė.

Gjithsesi, ėshtė evidente se kjo fushatė mund tė bėhet kudo, qoftė derė mė derė, nėpėr salla, shtėpi, sheshe, por ėshtė po kaq evidente, se i gjithė ky aktivitet politik, do tė pėrmblidhet mbi tė gjitha dhe vetėm online, i vetmi vend ku do tė takohen tė gjithė si tė barabartė.

HermesNews - ©2013