Video

10/01/2013 12:21:03

Tė njohėsh lėkurėn tėnde: kėshilla dhe trajtime

Dr. Erjona Shehu






TIRANE - Lėkura ėshtė organi mė i madh nė trupin e njeriut. Ajo ka njė sėrė funksionesh si mbrojtės, termorregullues, pėrthithės, sekretor, respirator, sensitiv etj. Lėkura ėshtė njė organ kompleks, i cili kėrkon dhe vėmendje e kujdes tė veēantė. Pėr t’ja dedikuar lėkurės suaj kėtė vėmendje e kujdes duhet ta njihni mirė atė.

Ēfarė lloj lėkure keni ? Pėr tė pėrcaktuar tipin e lėkurės suaj bėni kėtė provė:

Sapo tė jeni zgjuar nga gjumi merrni njė pecetė letre dhe vendoseni mbi fytyrė duke e shtypur me duar nė tė gjithė fytyrėn.

1- Nėse nė pecetėn e letrės nuk ka gjurmė yndyre atėherė lėkura juaj ėshtė normale me kėto karakteristika: kompakte, elastike, ngjyrė homogjene, e butė.

2- Nėse peceta e letrės rri e pastėr, por lėkurėn e ndjeni tė thatė dhe tė tėrhequr, lėkura juaj ėshtė e thatė me karakteristikat: tenton tė ketė ngjyrė tė verdhė, me rrisk dehidratimi dhe plakje tė shpejtė.

3- Nėse nė pecetėn e letrės vini re pika yndyre veēanėrisht nė zonėn T: fytyrė, hundė dhe mjekėr, atėherė keni lėkurė tė yndyrshme. Lėkura juaj ėshtė e shkėlqyeshme, vajore me pika tė zeza me histori pėr akne. Karakteristika: nuk ka tendencė pėr rrudha dhe plaket shumė ngadalė.

4- Gjurmė yndyre nė hundė dhe nė ballė, por e pastėr nė faqe. Nė kėtė rast kemi tė bėjmė me lekurėn mikse qė e ka pjesa mė e madhe e femrave. Eshtė lehtėsisht e trajtueshme, mjafton tė dihen zonat qė kanė nevojė pėr pastrim dhe ato qė kanė nevojė pėr hidratim.

5- Lėkura sensitive. Nė kėtė tip lėkure, prova me pecetė letre nuk ėshtė e nevojshme. Ju qė e keni kėtė lėkurė e njihni qė nga momenti qė pėrdorni produkte jo specifike pėr lėkura tė ndjeshme. Keni vėne re skuqje dhe fryrje tė lėkurės. Karakteristikat: veēanėrisht e thatė, e tėrhequr, e irritueshme dhe delikate.

Pasi tė keni pėrcaktuar tipin tuaj tė lėkurės atėherė mund tė merrni njė sėrė masash pėr mirėmbajtjen e saj, mė e rėndėsishmja ndėr tė cilat ėshtė higjena. Pėr tė pastruar mirė fytyrėn ju rekomandoj tė veproni nė kėtė mėnyrė:

1- Para larjes mblidhni flokėt ose vendosni njė rrip qė ato tė mos ju bien nė fytyrė. Kėshtu pastrimi do tė marrė kohėn e duhur dhe do tė bėhet i plotė.

2- Lageni fytyrėn disa herė me ujė tė vakėt. Uji i vakėt hap poret dhe ju ndihmon tė pastroni mė thellė. Shmangeni ujin e ftohtė nė larjen e fytyrės. Ende mos e thani fytyrėn !

3- Pėrdorni larėsin ose sapunin duke e aplikuar nė fytyrė me lėvizje rrethore. Pėrhapeni me delikatesė nė fytyrė, veēanėrisht nėse keni akne fėrkimi mund ta pėrkeqėsojė ose tė lėrė shenja. Nuk u nevojitet shumė sapun ose larės pėr tė pastruar fytyrėn ndaj mos e ekzagjeroni.

4- Shpelajeni mire fytyren. Hidhini uje fytyres disa here, duke e ferkuar lehte me duar, pas cdo shpelarje. Nese laresi nuk shplahet lehte mund te merrni nje cohe te paster apo peshqir pambukur ta shplani me uje, shtrydheni dhe me te pastroni fytyre. Ne fund shplajeni prape.

5- Shpėrlajeni shumė fytyrėn, mė shumė sesa mendoni qė duhet shpėrlarė. Nėse mbetet sapun apo larės ai e than lėkurėn, bllokon poret e saj dhe ndryshon pH. Lėnia e sapunit e ben mė tė pisėt se mė parė lėkurėn tuaj.

6- Tregoni kujdes maksimal nė shplarjen e kufirit midis flokut dhe fytyrės, nofullės sė poshtme dhe ēfarė rrjedh poshtė saj.

7- Me njė peshqir tė butė fshijeni fytyrėn me delikatesė.

8- Vendosni njė tonic, pa alkool me njė disk pambuku.

9- Vendosni kremin e pėrditshem nė fytyrė dhe vazhdoni aktivitetin e pėrditshėm.

HermesNews - ©2013