Video

10/01/2013 11:30:22

'Rrugė tė pastra', 6 tė arrestuar pėr vjedhje

Arrestimi nė flagrancė i gjashtė shtetasve u bė pasi kanė kryer njė sėrė vjedhjesh nė objekte tė ndryshme nė qytetin e Elbasanit gjatė fillimit tė kėtij viti si dhe nė Peqin






ELBASAN - Policia lokale e Elbasanit, gjatė operacionit tė koduar "Rrugė tė Pastra 2", arrestoi gjatė orėve tė natės dhe mėngjesit tė sotėm gjashtė persona, tė cilėt akuzohen pėr veprėn penale tė 'vjedhjes'.

Burime tė Policisė bėnė tė ditur se "arrestimi nė flagrancė i gjashtė shtetasve u bė pasi kanė kryer njė sėrė vjedhjesh nė objekte tė ndryshme nė qytetin e Elbasanit gjatė fillimit tė kėtij viti si dhe nė Peqin".

Nė kėtė kuadėr, Policia ka arrestuar autorėt e vjedhjeve, tė cilėt janė Abdyl Quku dhe Xhuljan Cuku, respektivisht 50 dhe 18 vjeē, atė e bir, pasi sė bashku dilnin nė orėt e vona tė natės dhe vidhnin pasqyrat e mjeteve tė parkuara nė vende tė ndryshme tė qytetit.

Nga kontrolli i banesės sė tyre, iu gjetėn dhe iu sekuestruan pesė palė pasqyra tė llojeve tė ndryshme. Nė vijim tė operacionit janė arrestuar adoleshentėt F.C si edhe Xh.Z, qė tė dy 16 vjeēare, pasi nė bashkėpunim me njėri tjetrin kanė vjedhur dy magazina nė lagjen "Beqir Dardha", nga ku kanė vjedhur material hekuri pėr skrap.

Policia ka arrestuar sėrisht njė 16 vjeēar nga Peqini si autor tė vjedhjes sė njė magazine dhe banese tė shtetasit me inciale S. SH, ndėrsa ėshtė arrestuar edhe Haxhi Haricari, person i shpallur nė kėrkim pasi ėshtė autor i vjedhjes sė njė banese nė Peqin, nga ku ka marrė 60 mijė lekė tė reja, ngjarje e ndodhur nė fillim tė vitit.

Gjashtė personat e arrestuar ndodhen nė godinėn e paraburgimit nė pritje tė hetimeve pėr veprėn penale tė "vjedhjes".

HermesNews - ©2013