Video

10/01/2013 11:17:54

Shėrbimet, tregtia e parė nė vend

Ndėrmarrjet nė pronėsi shtetėrore vijojnė tė kenė ende ndikim nė ekonomi, pasi ato kanė 6% tė tė punėsuarve dhe realizuan 1.3% tė shifrės sė afarizmit






TIRANE - Ndėrmarrjet aktive nė sektorin e tregtisė kryesuan totalin e ndėrmarjeve nė vitin 2011, duke zėnė 45.6%, ndėrsa pėrfaqėsimin mė tė madh pėr punėsim e siguroi industria me 31.1%.

INSTAT sapo ka botuar rezultatet e Anketės strukturore vjetore pranė ndėrmarrjeve, 2011, dhe sipas saj, grupi i ndėrmarrjeve tė sektorit tė tregtisė zuri 48% tė shifrės sė afarizmit ndaj totalit tė tė gjithė prodhuesve nė treg.

Pėrfaqėsim tė lartė nė punėsim dha aktiviteti i industrisė me 87.1 mijė tė punėsuar, ose 31.1%.

Interesant mbetet fakti se ndėrmarrjet nė pronėsi shtetėrore vijojnė tė kenė ende ndikim nė ekonomi, pasi ato kanė 6% tė tė punėsuarve dhe realizuan 1.3% tė shifrės sė afarizmit.

Ndėrmarrjet shtetėrore janė mė dominues nė sektorėt e shėrbimeve me 3.4% dhe transport-komunikacion me 2.9 % tė shifrės sė afarizmit. Shifra e afarizmit nė vitin 2011 u rrit me 9% mė shumė se nė vitin 2010. Prodhuesit e tė mirave dhe shėrbimeve u rritėn pėrkatėsisht me 7.7% dhe 9.7%.

Investimet u realizuan 126 miliardė lekė nė 2011, nga 85.7miliardė lekė nė 2010, me njė rritje prej 47%. Shifra e afarizmit mesatar pėr tė punėsuar gjithsej u rrit 4.7% nga viti 2010 nė vitin 2011. Numri gjithsej i tė punėsuarve nė 2011 u rrit me 4.1%.

Prodhuesit e shėrbimeve kanė realizuar 63% tė shifrės sė afarizmit dhe zėnė 57% tė tė punėsuarve. Prodhuesit e tė mirave zėnė 17% tė numrit tė ndėrmarrjeve dhe realizuan 67% tė investimeve.

HermesNews - ©2013