Video

09/01/2013 16:51:52

Per armet, ligj i ri kushte te reja

Drafti me 37 nene, qė synon pėrafrimin me direktivėn e BE-sė, 'Pėr kontrollin e blerjeve dhe posedimit tė armėve', pėrfshin njė fushė tė gjerė veprimi, ndėrkohė qė dispozitat e tij nuk zbatohen pėr armėt e Forcave tė Armatosura Shqiptare






TIRANĖ - "Pėr armėt" emėrtohet ligji i ri qė qeveria ka sjellė nė parlament dhe qė synon tė rregullojė kushtet pėr blerjen, mbajtjen, prodhimin, tregtimin, shitjen, transportimin e importimin e armėve dhe municioneve brenda territorit shqiptar, si dhe eksportimin e tyre jashtė vendit.

Drafti me 37 nene, qė synon pėrafrimin me direktivėn e BE-sė, "Pėr kontrollin e blerjeve dhe posedimit tė armėve", pėrfshin njė fushė tė gjerė veprimi, ndėrkohė qė dispozitat e tij nuk zbatohen pėr armėt e Forcave tė Armatosura Shqiptare.

Ligji detajon tipet e 'armėve tė zjarrit', qė nga 'arma e shkurtėr', 'armė e gjatė', 'armė automatike', gjysmautomatike e deri tek specifikimi i armėve tė zjarrit 'pėr gjueti', armėve sportive, dekorative etj.

Nene tė veēantė tė ligjit kategorizojnė me hollėsi tipet e armėve, ndėrsa japin detaje mbi pronėsinė dhe veprimet juridike tė lidhura me to, duke nisur nga prodhimi, riparimi, etj, e deri te tjetėrsimi i armės nga pėrdoruesi i fundit ose transferimi i tė drejtave tė tjera.

Nė rastin e ēdo veprimi tė tillė juridik, organi kompetent i Policisė sė Shtetit lėshon autorizim tė veēantė nė favor tė personit fizik ose juridik. Sa i takon futjes ose nxjerrjes nga vendi tė armėve tė gjuetisė e atyre sportive, Policia e Shtetit miraton autorizim tė veēantė pėr nevojat e personit, nė kuadėr tė pjesėmarrjes nė veprimtari tė ndryshme.

Njė nen i veēantė i ligjit parashikon kushtet pėr licencimin e subjekteve qė kėrkojnė tė administrojnė njė poligon civil qitje, tė luajtshėm ose tė paluajtshėm, pėr qėllime rekreative, sportive ose tė praktikės me shėnjestėr.

Njė kapitull i veēantė i ligjit lidhet me personat qė kanė tė drejtė tė pajisen me autorizim pėr mbajtje arme zjarri nga organi kompetent i Policisė sė Shtetit, ku pėrfshihen deputetėt, anėtarėt e Kėshillit tė Ministrave, tė Gjykatės Kushtetuese, tė Gjykatės sė Lartė, Prokurori i Pėrgjithshėm, zv/ministra, prefektė, kryetarė tė qeverisjes vendore, gjyqtarė, etj,

Neni 20 i njeh tė drejtėn e mbajtjes sė armės dhe autoriteteve tė huaja sipas marrėveshjeve ndėrkombėtare dhe parimit tė reciprocitetit, ku bėjnė pjesė diplomatėt e huaj, nėpunės tė konsullatave, punonjės tė misioneve ushtarake nė Shqipėri, etj.

Armėt e koleksionit janė njė tjetėr kategori e ligjit, qė saktėson dispozitat ligjore pėr ruajtjen e tyre, pėr muzetė publikė e privatė qė i ekspozojnė ato, etj.

Drafti parashikon dhe masa shtrėnguese, si pezullimi apo revokimi i licencės nė rastet kur shkelen rregullat pėr mbajtjen e pėrdorimin e armės; kur personi qė e disponon atė paraqet rrezik se mund ta pėrdorė si mjet pėr kryerjen e njė vepre penale, etj.

HermesNews - ©2013