Video

09/01/2013 16:31:55

Greqi, 3,4 milion 'prekin fundin' e minimumit jetik

Rreth 24,8 pėr qind e njė popullsie totale prej 11 milionėsh, jetojnė nėn nivelin minimal ekonomik






ATHINĖ - Nė vitin 2011, nė Greqi 3 403 milionė persona, rreth 24,8 pėr qind e njė popullsie totale prej 11 milionėsh, jetojnė nėn nivelin minimal ekonomik ose thėnė ndryshe nė kushte pėrjashtuese sociale, sipas rezultateve tė njė studimi tė zhvilluar nga Shėrbimi Grek i Statistikave (Elstat), ndėrsa nė vitin 2010 qytetarėt qė jetonin nė kushte tė tilla arrinte nė 3 031 milionė. Pėr mė tepėr numri i personave nė familjet kur askush nuk punon me kohė tė plotė ka arritur nė 979 mijė nė vitin 2011, nga 619 mijė nė vitin 2010. Kėto tė dhėna reflektojnė rezultatet e politikave ekonomike tė aktualizuara pėrgjatė 18 muajve tė parė qė pasuan nėnshkrimin e Memorandumit tė parė mes qeverisė greke dhe Trojkės Ndėrkombėtare, qė pėrbėhet nga FMN-ja, BE-ja dhe BQE-ja, gjatė tė cilėve u pėrditėsuan masa tė ashpra tė shtrėngimit ekonomik qė kanė ēuar nė reduktimin e tė ardhurave tė shtetasve grekė.

HermesNews - ©2013