Video

09/01/2013 16:27:37

ERE, rregullat e reja te CEZ

Bordi i Komisionerėve tė ERE-s do tė vendosė rregullat, me tė cilat do tė zgjidhet njė administrator pėr kompaninė e shpėrndarjes sė energjisė, me qėllim, vijimin e punės nė tė






TIRANE - Bordi i Komisionerėve tė Entit Rregullator tė Energjisė (ERE) vendosi tė zhvillojė nesėr nė mesditė mbledhjen, ku pritet tė vendosė procedurat e emėrimit tė administratorit publik pėr CEZ-in, njoftoi sot ky ent.

Mbledhja ishte parashikuar tė zhvillohej sot me temė “Mbi procedurat e emėrimit tė administratorit dhe kompetencat e tij, nė zbatim tė nenit 18, pika 4/c tė Ligjit nr. 9072, datė 22.05.2003 “Pėr sektorin e energjisė elektrike”.

Bordi i Komisionerėve tė ERE-s do tė vendosė rregullat, me tė cilat do tė zgjidhet njė administrator pėr kompaninė e shpėrndarjes sė energjisė, me qėllim, vijimin e punės nė tė.

Drejtori juridik i ERE-s, Eduard Elezi ka siguruar sė fundi nė media se nese do tė vendoset heqja e liēencės pėr CEZ-in, do tė garantohet furnizimi me energji pa ndėrprerje pėr konsumatorėt.

Pas kėtij hapi, Bordi i ERE-s do tė dalė me njė vendim ndaj kompanisė CEZ pas datės 20 Janar pėr dy licencat qe ka sot kompania CEZ Shperndarje. ERE nisi nė Nėntor 2012 procedurat pėr t’i hequr dy licenca CEZ-it: tė shpėrndarjes dhe tė tregtimit me pakicė.

ERE ka monitoruar muajt e fundit punėn e kompanisė sė shpėrndarjes sė energjisė CEZ dhe ka konstatuar performacė jo pozitive. "Ka grupe monitorimi nga ERE-ja dhe konstatohet, qe kompania nuk performon ne ate qe ne prisnim per 2 licencat qe ajo mban", ėshtė shprehur Elezi.

ERE sipas ligjit “Per sektorin e energjise elektrike”, i ka lėnė njė afat 30-ditor CEZ-it pėr tė reflektuar dhe reaguar me pėrmirėsimin e performances sė saj dhe 60 ditė mė parė e ka njoftuar pėr heqjen e licencave.

HermesNews - ©2013