Video

09/01/2013 11:56:12

Luke Kaēaj, i famshėm nė tė gjitha kohėrat

nga Leonardo Voci






TIRANE - Kolosi i paarritshėm, miti i skenės operistike botėrore, kėndon e dėgjohet pėrsėri…falė Zotit. Fati tragjik, lidhet me emrin e tij dhe shekullin e kaluar, si njė e vėrtetė e tmerrshme, dėshmi dhune kriminale komuniste, mbi kollosin e kantos shqiptare, i cili erdhi si njė meteor i tė gjithė shpirtrave qė smundėn tė flasin.

Zani i i tij 'ēau' universin, duke pėrēuar lajmin e tė gjithė tė vrarėve, e tė pushkatuarve, e viktimave tė pafajshme, tė pambrojtura, ne qiell te hapur.
Zotat qė deshėn shqiptarėt, prej Zanit te tij, u zgjuan prej gjumit, engjėjt mbrojtės dėrguan shpetimtarėt per shqiptaret, qe tė shpėtojne pasardhesit e arberit e bijtė e shqipes, nga darėt e krimit ma te egėr e te shėmtuar komunist-hoxhist.

Fati i gjeniut te lindur nė Bajze te Kastratit, shkolluar ne Shkoder nė kolegjin franceskan, do te farkėtohej, duke djegur e shkelur barbarisht mbi veriun e kulturen tij. Por zani i tij, mbijetoi mbi dhunėn e poshtėrsine, mbi pabesinė e egersinė, mbi vuajtjen e vetminė, qe i rezervoi fati i pamerituar….

Mbijetoi zani hyjnor, emri e fama, e verteta dhe e drejta, shpirti i paster e i bardhė, besimi kristian katolik shkodran, dinjiteti dhe qėndresa malesore, shpirti fisnik e falja burrnore, qenia e plotė kombėtare shqiptare. Basi gjigand shqiptar e lidhi jeten e fatin e tij me kombin, me atdheun, me familjen, me operen, me lirinė.

Rrethet e kritikes se muzikės klasike, operistike, u rropatėn ta quanin tė barabarte me Karuzon, me Shaljapin. Por, ai tejkaloi bashkėkohesit e ti,j me nė krye Nikolai G”jurovin ne La Skala te Milanos.

Luk Kaēaj mbizotėroi skenat e operas botėrore tė Balshoj Theater te Moskės e tė Sant Petersburgut, tė Pragės, tė Budapestit, tė Berlinit tė Varshavės, tė Bukureshtit dhe Tiranes. Ai do tė mbetej timbri mė i paarritshėm dhe sfidues dhe per yjet e mevonshem, Pavarotin dhe Domingon, te cilet dominuan skenat boterore te operes, ne nje kohe kur qendronte i burgosur ne Shqiperi, zani i te madhit Luk Kacaj, prej diktatoreve gjakatare te Shqiperise komuniste.

Historia e muzikės klasike botėrore, nuk njeh njė shembull te tille te ngjashem, se si egėrsia mizore komuniste, u turr si njė bishė e ēmendur mbi korifeun e vet.

Tė tmerruar, prej famės dhe oshtimės sė zėrave te pėrbashėet qė pėrfaqėsonte, kuptuan se duke e burgosė dhe mbyllė nė qeli, tė shoqėruar me dhimbje dhe tortura, do tė vrisnin magjinė e zėrave hyjnore, qė do shekuj pėr tė farkėtuar gjeni te tillė, e ta dėrgojnė nė tokė, si dėshmitarė dhe komunikues .

Njė kombi te caktuar, Shqiperisė, ja dhuruan per bamirėsi Zotat e pėrjetshėm, qė ne duam fort tė besojmė se ato egsistojnė. E bash ky Zot i skenės operistike shqiptare, u kthye nė, njė za universal qė i fali gjithė botės, nė gjuhė tė kompozuara dhe kėnduara me mjeshteri si nė italisht, frėngjisht, gjermanisht, rusisht dhe padiskutim nė shqip, ku shklqeu me arien …O ju male…kompozuar nga kompozitori shkodran Ēesk Zadeja.

Tonaliteti i basit, ky zė i shtrire, i gjerė, i thellė, qė vjen e mbaron nė male, ashtu, si prejardhja e Luk Kaēaj prej Bajzės sė Kastratit, do te prehej mė vonė nė te njejtin mal, ku prehet dhe shenjtori gjithbotėror i shekullit tė 12-tė, Shna Ndou, tonaliteti i kėtij zani shenjtnor, i bekuar katolik shqiptar, unik, universal, ndodhet ne shenjtėrine e vet, me famėn dhe rrezatimin, nė vuajtjen dhe dhimbjen, me dashurinė e faljen, me qetėsinė e gjerėsinė, me oshėtimen dhe bukurinė, me vertetėsinė dhe lirinė, nė besimin dhe shpresėn e pėrjetshme.

Ne shqiptarėt e patėm kėtė gjeni. Kriminelėt komunistė na e vranė fizikisht. Tė gjithė duhet tė ndjehemi te poshėeruar.Padiskutim edhe une si qytetar i kėtij vendi, si bashkėkombas shqiptar, me keqardhje them qė nuk pata mundėsine e moshėn e reagimit, qė ta mbrojmė kėtė akt mizor.
Prandaj dua sot e mot ta kujtojmė kėtė gjigand tė madh, tė artit elitar , tė operes shqiptare.

Ne kete 100 vjetor, kur tė gjithė kujtuan tė ngjashmit e tyre, te afėrmit e tyre, tė ikurit dhe tė kthyerite dyshimtė, nėpėr art e histori , nė shkencė e letėrsi,si dhe ata qė paguan pėr tu lavdėruar, qė u vetdekoruan dhe qė u ngritėn nė piedestale, pėrsėri gabuan, sepse Luk Kaēaj vezullon mbi zana te tjere, oshetin nėpėr majet e skenave shqiptare, qė tė kujtojnė erėrat qė rikthehen tek ikonat,pėr te rikujtuar madheshtinė, nėpėr kohra, ashtu ,si nė kishėn e Shėn Sofisė nė Konstandinopoje,Stamboll; dhe atė tė Shėn Pjetrit nė Vatikan.

Luk Kaēaj, jo rastėsisht prehet nė njė mal tė shenjtė ku qėndron, kisha e Shna Ndoit nė Laē. Dua t’Ju risjell ndėrmend kolonėn zanore tek filmi “Skenderbeu”, ardhjen prej lashtėsisė, tė plakut tė verbėr me qengjin nė dorė, duke kėnduar kangėn “ O ju male” . Ky ėshtė njė pėrjetim biblik, ku arti prek historinė, e kinematografia shigjeton imagjinatėn.

Luk Kaēaj kėtu- bashkon zanin burrėrror shumė shekullor shqiptar, me pathosin dhe heroin kombėtar Gjergj Gjon Kastriotin, tokėn e praruar me Krujėn e bekuar, qėndresėn e pėrgjakur.

Kangėtarin Luke- lahutarin e verbuar, me qengjin nė duar, ku paqen e mitologjine e shkrin me mesjetėn dhe jep shpresėn pėr tė ardhmen, duke ruajtur kujtesėn. Luk Kaēaj personifikon shkollėn e shkallėn mė tė lartė tė tė kėnduarit me diafragmė, talentin e kombinuar me punė dhe pėrkushtim, zanin e lindur e tė latuar me shkollim kishtar e profesional, aktorin e lindur pėr tė zotėruar skenat botėrore, ashtu si Aleksander Moisiu i madh me qėndrimin elegant nė skenė dhe zotėrimin e saj, tė kohės, kur ai kėndoi dhe jetoi, e shekullit, qė arriti tė mbijetojnė artistikisht zani i tij.

Luk Kaēaj, mbetet dhe pėr shekujt qė do tė vijnė, besoj, si zani me i madh i gjitha kohėrave, ndėr shekuj e ndėr shqiptarė. Zani i tij do te oshėtijė nėpėr malet dhe fushat, ndėr pyjet e larta, nė paqė e nė amėshim, duke pushtuar te gjitha hapesirat qiellore e labirinthet, edhe pertej varrit, duke tmerruar e ndjekur tė paaftėt, ziliqarėt, spiunėt e diktatorėt, dashakeqėsit e puthadorėt, hileqarėt e ithnakėt, tė pabesėt dhe dinakėt, eunukėt dhe tė poshtėrit, si njė kod etik, moral e professional.

E dua kėtė Luk Kaēaj, si njeri, si shqiptar, si fe, si bestytni, si profesionist, si gjeni ,sepse ashtė, jo vetėm pėr mua , shembull i paarritshem, se jam pjese e dua te ndjehem produkt i shpirtit te tij, adhurues i pergjithmonshėm pėr kėtė ; idhull e mit, po ashtu edhe pėr tė ngjashmit e mi.

Kjo legjendė e lindur, i dha ēdo gja kombit tė tij, dhe sipas dėshirės, u preh nė kėtė tokė shqiptarisht, nė paqė hyjnore. Tė kėrkoj falje personalisht, publikisht, njerėzisht, o Mjeshtėr i madh, i skenės sė operės shqiptare e asaj botėrore…pėr dhimbjen qė tė shkaktuan,bashkėkombėsat e tu e tė mi njėkohėsisht, nė kohė tė errėta, pėr vuajtjen e tmerrin qė tė gatuan qeniet e vogla, tė pabesa, mizore- kėngetarucėt-ala shqiptare… qė u banė spiunė e vegėl, kundra botės e vetes..
Fali o Zot- se s’dinė c’ka bajnė – thuhet nė Bibėl. Kriminelėt komunistė shqiptarė e ditėn mire ē’ka po banin, kur arrestuan Luk Kaēaj me 1975, nė shkallėt e Akademisė sė Arteve, nė prani te qindra studentėve e te pedagogėve, gjeniun e skenės operistike, si Jezusin e kryqėzuan dhe gjakosėn me dėshminė e ulėt dhe tinzare tė jokolegeve te tij, shėrbėtorė e spiunė tė regjimit komunist.

Por s’arriten dot, as ata dhe as urdhėruesit gjakatarė komunistė tė ulin madhėshtinė e tij, ta zhbanin zanin e tij. Per fat te keq, artistėt bashkėkohorė u zbythėn dhe pranuan mbijetesėn, krijuan vetēensurimin.

Luk Kacaj u vetsakrifikua pėr tė tjerėt, pėr artin e madh, per operėn, zanin e fatin e tij, pėr besimin e mėsuesin e tij franēeskan, Gjergj Fishtėn qė me vargjet e recituara nga fillimi deri nė fund tė “ Lahutės sė Malcise”, vulosi shpirtin e dhanė per vendin e kombin e tij, pėr ne tė gjithė bashkėkombasit shqiptarė pėr lirinė, pėr shpresėn.

Dhe nė kėtė shekull tė ri, kombi shqiptar qė vjen prej lashtėsisė dhe thellesisė sė mijravjetėve, e maleve kreshnike, e pati dhe e ka, edhe kėtė za tė jashtzakonshėm –falė Zoti, qė Zotat ja dhuruan- Luk Kaēaj. E ky Luk Kaēaj- na dhuroi neve- zanin e tij.

Sot nėn tinguj e zanit buēues, e dua edhe mė shumė dhe e shijoj lirine, me Don Xhovanin e kėnduar nga basi i famshėm shqiptar i te gjitha kohrave.
Per Krishtlindje e Vitin e Ri 2013, festuam shpresen, dhe me 100 Vjetorin,festuam lirine dhe Pavaresine.

Zani i tij, na risolli kujtesėn, prejardhjen, kangėn qė e shoqėroi njeriun qysh prej lindjes sė tij, e perjetėsisht….Te njėjten gja, jua rekomandoj edhe juve, bashkekombas shqiptarė, shijoni kėtė bas madhėshtor shqiptar, krejt ndryshe dhe unikal, pasurohu me ndjenjė nė shpirt dhe krenohu, mendohu se si arriti tė mbijetojė emri dhe fama e tij, zani hyjnor dhe e vėrteta, vuajtja, e shpirti i pastėr, i bardhe, besimi i lashtė shkodran, dinjiteti dhe qėndresa malėsore, fisnikėria dhe falja burrėrore.

Ashtė rastėsi dhe fat i madh, qė kemi tė ruajtur zanin e kėtij basi gjigand shqiptar; kėtė za limit e shkollė tė veēantė, bas tė thellė e tė gjanė, qė si bora qė shkrin,ikėn nė damarė ujorė nėntokėsorė, e pėrsėri buron nėn akull, duke na falė ngrohtėsinė e jetės, besės dhe shpresės, bukurinė e pushtimit tė ndjenjės, dashurisė dhe kujtesės e na mbushė me magji…

HermesNews - ©2013