09/01/2013 11:02:05
Nente vjet nga tragjedia e Janarit
Njė telefonatė dėshpėruese qė kishte mbėrritur nė njė redaksi TV dhe qė u transetua shumė shpesh gjatė asaj nate pa fund, pati njė efekt magjik
DURRES - 9 vjet mė parė, natėn mes 9 dhe 10 janarit tė vitit 2004, shqiptarėt do tė mbanin frymėn para ekraneve televizive pėr t'u informuar mbi njė ngjarje tė rėndė qė po ndodhte nė det, diku nė jug tė kepit tė Karaburunit. Ishte njė mbrėmje e ftohtė, qė bashkė me reshjet qė nisėn gjatė natės nuk premtonin asgjė tė mirė.
Njė gomone e tejmbushur me bashkėatdhėtarė klandestinė, nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė nė brigjet pėrtej Adriatikut, ndodhej nė vėshtirėsi teknike dhe mjeti lundrues, sė bashku me fatkeqėt qė ndodheshin mbi, tė rrezikonin tė mbyteshin nga ēasti nė ēast. Tė mėsuar me njoftimet kobzeza, qė vinin herė pas here nga hapėsira detare, lajme me shqiptarė tė mbytur, tė gjetur apo tė humbur pėrjetėsisht nė ujrat e Adriatikut dhe Jonit, nė rastin e 9 janarit tė vitit 2004 tragjedia po konsumohej nė sytė dhe veshėt e tė gjithėve.
Njė telefonatė dėshpėruese qė kishte mbėrritur nė njė redaksi TV dhe qė u transetua shumė shpesh gjatė asaj nate pa fund, pati njė efekt magjik. Megjithė hamėndjet, thėniet e kundėrthėniet, qė vinin minut pas minuti; me celularėt e bllokuar nga furia e telefonatave drejt gomonit-ishull nė mes furisė sė valėve; nė kaosin qė krijonte njoftimi pėr njė gomone tjetėr tė mbushur me drogė, qė po pėrdorte si mbulesė mbytjen e mė shumė se 35 njerėzve nė det; tė ndodhur nė mes informacioneve tė rreme dhe tė vėrtetave tė drejtpėrdrejta, shqiptarėt kishin gjetur njė aleat, thuajse tė panjohur nė kulturėn tonė tė informacionit. Ky element u nėnvizua dukshėm paraditen e 10 janarit, kur helikopteri i NATO-s dalloi gomonen e tragjedisė dhe kur disa orė mė vonė nė portin e vogėl ushtarak tė Sazanit nisėn tė numėroheshin veē tė vdekurit, veē tė mbijetuarit, ndėrsa 20 km mė tej, nė Vlorė tė afėrmit e viktimave, thuajse tė gjithė nga Shkodra e Malėsia e saj nisėn tė luteshin, qė djemtė e vajzat qė ishin nisur drejt "parajsės sė ėndėrruar" tė paktėn tė mos ishin pjesė e listės sė tė humburve, trupa tė pajetė, qė nuk janė gjetur sot e kėsaj dite. Qeveria shqiptare kishte humbur njė betejė tjetėr nė luftėn ndaj krimit, kėtė herė nė sytė e tė gjithė shqiptarėve.
Zėdhėnėsi i NATO-s nė vendin tonė, kol. Antonio Pasaro, nė njė konferencė shtypi tė nesėrmen e tragjedisė, pohoi se forcat e pranishme tė Aleancės sė Atlantikut Verior nė vendin tonė nuk ishin njoftuar nga strukturat e shtetit shqiptar. NATO ishte lajmėruar pėr ngjarjen e rėndė nga njė gazetar i ATSH-sė, korespondent i njė qyteti bregdetar, njė tjetėr pėrfaqėsues i medias.
Megjithėse nė mesin e vitit 2003 dy ish-kryeministrat e Shqipėrisė dhe Italisė kishin djegur njė gomone, duke simbolizuar fitoren e luftės sė shtetit ndaj trafiqeve tė paligjshme, tragjedia e 9 janarit tė 9 vjetėve mė parė, me 20 tė vdekur dhe 8 tė humbur, dėshmoi se tymi i gomones-simbol, thjesht kishte ndotur edhe mė tej mjedisin shqiptar. Trafiku kriminal mes dy brigjeve nisi tė marrė goditje tė rėnda nė vitin 2006, menjėherė pas Moratoriumit pėr ndalimin 3-vjeēar tė lundrimit tė skafeve dhe gomoneve.
Mė tej, njė sėrė masash tė tjera, tė zbatuara me rreptėsi: Aplikimi i ligjit pėr Rojen Bregdetare qė pėrveē Policisė sė Shtetit, u jepte kompetenca tė gjėra edhe mjeteve lundruese tė Marinės Ushtarake pėr zbatimin e ligjshmėrisė detare; krijimi dhe vėnia e nė efiēencė tė plotė e Drejtorive Rajonale tė Kufirit dhe Migracionit; menaxhimi i integruar i kufijve; ngritja e strukturave tė tė Qendrės NdėrOperacionale Detare me pėrfaqėsues nga shtatė ministri dhe institutione e agjenci tė tjera ligjzbatuese, e bashkė me to edhe ndėrgjegjėsimi i qytetarėve pėr ēmimin e vėrtetė tė jetės.
9 vjet pas 9 janarit tė tragjedisė sė gomones, ne shqiptarėt lėvizim lirisht nė Evropėn e bashkuar. Kemi paguar njė haraē tė rėndė, mes tė cilėve edhe jetėn e djemve, vajzave dhe familjarėve bashkėatdhėtarė, qė mbrėmjen e ftohėt dhe tė lagėsht tė fillimjanarit 2004 kėrkuan tė mbėrrinin nė brigjet e ėndėrruara nė bordin e njė gomoni kriminal.
HermesNews - ©2013