Video

09/01/2013 09:09:56

Kur tė shket kėmba dhe jo Toka nėn kėmbė

nga Erion Kristo






TIRANE - Nuk mė kanė pėlqyer ndonjėherė linēimet publike, dhe aq mė tepėr kur tė linēuarit janė dhe familjarė. Ndoshta na mungon respekti pėr familjen, ndoshta na mungon respekti pėr veten, po e shoh shpesh tė ngritur gijotinėn mishngrėnėse qė ulėrin pėr trupa njerėzorė, tė cilėt duhet tė flijohen thjesht sepse gijotinės publike nuk i kemi dhėnė ushqimin e duhur, dhe ėshtė mė kollaj ta ushqesh me ushqim dosido.

Shumė njerėz u ndien tė turpėruar, se njė bashkėkombės i tyre u dyshua se kishte vjedhur ca tesha nė njė dyqan amerikan. Por nuk u turpėruan aspak mijėra njerėz tė tjerė, duke filluar nga sportistėt shqiptarė tė dėnuar ligjėrisht pėr shkelje tė tilla, te diplomatė qė kanė bėrė shkelje edhe mė tė mėdha, e te mijėra tė tjerė qė i kanė kthyer supermarketet nė zona gjahu.

Shqetėsues ėshtė fakti se peshkaqeni po mėsohet me mish njeriu, dhe thonė se paskėtaj ai nuk kėrkon mė mish tjetėr. Ėshtė kthyer nė normė nė kėtė vend, qė mjafton tė tė shkasė kėmba, se edhe qentė mund tė tė pėrmjerin. Duke harruar shumė keq kėshillėn ungjillore pėr tė mos parė qimen nė syrin e tjetrit, po traun vetjak. Dhe ky trau na ėshtė ngulur aq thellė, sa nuk bėzajmė dot. Tė kujton ethet e arit, ku po tė tė shkiste kėmba, tė shqyenin ujqėrit.

Por le tė shpresojmė se kjo hakėrrimė e madhe e kolektivitetit tė fyer nga gjesti, qė ende nuk ėshtė gjykuar nga njė gjykatė, por thjesht ėshtė hetuar, tė kthehet edhe ndaj atyre qė e kanė marrė nė qafė kėtė vend. Pra, e njėjta ndjenjė pėrbuzjeje, e njėjta ndjenjė pėrjashtimi nga radhėt. Ndoshta do tė pėrjashtojmė nga radhėt tona studiues me vepra tė vjedhura, apo doktorė qė vdesin pacientėt, apo fermerė qė gjenetizojnė produktet, apo shitės dyqanesh qė fshijnė kadencat, e kėshtu me radhė.

Pra, ndoshta do tė jemi po kaq agresivė me tė gjitha tė kėqijat qė na rrethojnė pėr tė na shqyer, me shinat e trenit qė duan mish njeriu, me gomat e makinave, me telat e korrentit, me flakėt e zjarrit, me bombolat e gazit, me gjyqtarėt miliarderė.

A e dini ju bashkėkombės shpesh tė padashur, se ligji tė dėnon edhe pėr veprime edhe pėr mosveprime ? Pra, i bie qė duhej tė kishim edhe njė herė burgje sa kemi, vetėm pėr tė alokuar njė dynja me njerėz qė rrojnė tė qetė nė shtėpitė e tyre, por qė e kanė shkatėrruar opinionin dhe moralin publik, edhe pse nuk kanė bėrė ndonjė gjė nga ato qė ne jemi mėsuar tė pėshtyjmė.

Ėshtė tėrbuese ideja se mund t’i hedhėsh thonjtė nė fyt njė njeriu qė i shket paksa kėmba. Kjo tregon mungesė qytetėrimi. Dhe kjo ndodh pikėrisht kur ne po na shket toka nėn kėmbė. Dhe jo vetėm kur ndėrtohen rrugė pa asnjė lloj kriteri, apo shtėpi nė faqe kodrash. Ne po na shket toka publike nėn kėmbė, e shitur pėr 1 euro apo e grabitur pėr merak. Ne po na shket trualli social, duke prodhuar mutacione gjenetike krejt tė papranueshme, tė cilat ne pėr mė tepėr i anashkalojmė ose i pranojmė, duke theksuar mungesėn tonė tė forcės publike.

Nėse keni mendere thuajani gjėrat qė nuk shkojnė tjetrit nė fytyrė, dhe mos prisni tė fėrkoni duart kur dikush gabon. Unė pėr vete dua qė tė mi falin gabimet dhe tė tregohen zemėrgjerė me mua. Ashtu dua t’i trajtoj edhe tė tjerėt. Bėhuni pak tė gjerė, se shpesh tregoheni tė ngushtė.

Ose nėse doni tė jeni tė ngushtė, tregohuni po kaq tė egėr me ata qė kanė dekada qė na dhunojnė. Ata qė kanė bėrė ēmos qė ne tė na shkasė toka nėn kėmbė. Dhe ndoshta do tė ishin ata qė duheshin shkelur me kėmbė. Po ne zgjedhim gjithmonė tė kėnaqemi me fatkeqėsinė e tjetrit dhe tė bėjmė si puritanė. Kėta puritanė na kanė marrė nė qafė nė mijėravjeēarė. Dhe pikėrisht kėta puritanė duhen shkulur nga rrėnjėt.

HermesNews - ©2013