Video

08/01/2013 17:09:02

Vrasėsi i Shefit tė policisė sė Shijakut Tahiraj pėrballet me akuzat

Ēėshtja ndaj te pandehurit Ilir Xhakja, person me precedentė te meparshėm penal, u hetua nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda






TIRANĖ - Gjykata e Krimeve tė Rėnda do tė nisė sė shpejti proēesin gjyqėsor ndaj shtetasit Ilir Xhakja, i akuzuar si autor i vrasjes sė Shefit tė Policisė sė Shijakut, Adem Tahiraj, vitin e kaluar nė afersi tė Durrėsit.

Siē bėnė tė ditur sot burime zyrtare nga Gjykata e Krimeve tė Rėnda, ēėshtja nė ngarkim tė tė pandehurit Ilir Xhakja, do tė shqyrtohet nga njė trup gjykues, qė ka pėr drejtues gjyqtarin Bardhyl Dhama.

Ndėrkohė qė seanca e parė pėr kėtė ēėshtje pritet tė zhvillohet me datėn 18 Janar. Shtetasi Ilir Xhakja, i arrestuar, akuzohet se ėshtė autori i vrasjes me armė zjarri tė Kryekomisarit Adem Tahiraj, nė 13 shtator tė vitit tė kaluar nė afėrsi tė Durrėsit.

Ndaj tij, rėndojnė disa akuza ndėr to, e “vrasjes me dashje” pėr shkak tė detyrės sė efektivit tė Policisė sė Shtetit. Ēėshtja ndaj te pandehurit Ilir Xhakja, person me precedentė te meparshėm penal, u hetua nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda.

HermesNews - ©2013