Video

07/01/2013 07:53:08

Taksėn e makinės nuk e paguajnė as liderėt fetarė

Referuar Kodit Rrugor, sanksionohet ndėshkimi me gjobė deri nė vlerėn e 40 mijė lekėve pėr ēdo kundravajtės qė nuk i paguan shtetit taksėn vjetore tė qarkullimit pėr automjetin nė pronėsi tė tij






TIRANE - Komunitetet fetare janė debitore ndaj shtetit pėr shkak tė mos pagesės sė taksave pėr automjetet nė pronėsi. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė prej tė paktėn tri vitesh nuk ka derdhur asnjė qindarkė nė buxhetin e shtetit pėr 8 makina me tė cilat lėvizin pėrfaqėsuesit e saj fetarė. Mes tyre spikat automjeti me targė "TR 2563 B", pėr tė cilin KOASH nuk paguan taksėn e qarkullimin prej datės 30 janar 2009.

Komuniteti Mysliman Shqiptar renditet i dyti sa i pėrket shkeljes sė detyrimit ligjor pėr shlyerjen e taksave. Sipas listės sė debitorėve tė publikuar nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Shėrbimeve tė Transportit Rrugor, KMSH prej vitesh nuk derdh taksat pėr 4 automjete nė pronėsi tė saj, ndėrsa tė cilat, pėr atė me targė "TR 1797 E" nuk ka paguar prej 31 janarit 2006.

Kryegjyshata Botėrore Bektashiane gjithashtu nuk i ka paguar taksat e qarkullimit pėr dy automjetet qė ka nė pronėsi, atė me targė "TR 0055 F", pėr tė cilėn nuk ka derdhur detyrimin financiar prej 22 prillit 2008 dhe atė me targė "TR 7335 U" pėr tė cilin nuk ka paguar taksat nga 13 janari 2011.

Kisha Katolike figuron gjithashtu debitore pranė DPTSHRR-sė pėr shkak se pėr automjetin me targė "TR 8198 J" nuk ka shlyer detyrimet nga data 23 mars 2008. Nė listėn e debitorėve figurojnė gjithashtu edhe Kisha Apostolike e Re, me taksa tė papaguar pėr dy automjete, "TR 4504 C" dhe "TR 4955 D", Kisha Adventiste pėr makinėn me targė "TR 8623 P" dhe Fondacioni Kisha e Krishtit pėr automjetin e targuar "TR 9567 J".


Gazeta Shqiptare