Video

07/01/2013 06:31:21

Bashar al-Assad ul tonet: thirrje pėr negociata

Problemet duhet tė zgjidhen me dialog mes sirianėve, pa ndėrhyrjet e ndėrkombėtarėve qė ai i quajti pushtues






DAMASK - Presidenti sirian, Bashar al-Assad mbajti tė dielėn njė fjalim tė rrallė, pėr herė tė parė pas shtatė muajsh. Fjalimi i presidentit Assad u pėrqėndrua mbi pėrleshjet mes forcave qeveritare dhe kryengritėsve qė kanė filluar prej marsit tė vitit 2011 dhe qė sipas OKB-sė kanė shėnuar mė tepėr se 60 000 viktima. Nė fjalimin drejtuar kombit, Assad bėri thirrje pėr bisedime me “opozitėn e vėrtetė” dhe jo me ata qė pėrdorin gjuhėn e terrorizmit dhe qė “ėshtė e manipuluar nga tė huajt”. Ai tha se duhet tė ndalet shkatėrrimi i vendit dhe se problemet duhet tė zgjidhen me dialog mes sirianėve, pa ndėrhyrjet e ndėrkombėtarėve qė ai i quajti pushtues. Presidenti sirian parashtroi edhe njė plan pėr periudhėn e tranzicionit, qė parashikon uljen e armėve, nisjen e bisedimeve, njė marrėveshje pėr njė Kushtetutė tė re tė vendit, Qeveri tė re, amnisti pėr tė burgosurit e luftės, etj.

HermesNews - ©2013