Video

03/01/2013 13:04:09

Kolegji shqyrton ndarjen e ZAZve

PD kėrkoi ndarjen e territorit zgjedhor nė 100 ZAZ, nga 66 qė ka qenė nė zgjedhjet e 2009






TIRANĖ - Kolegji Zgjedhor do tė shqyrtojė sot kėrkesėn e Partisė Demokratike pėr ndarjen e Zonave tė Administrimit Zgjedhor. Pėrfaqėsuesit e PD-sė nė Komisionin Qėndror tė Zgjedhjeve, kanė kėrkuar ndarjen e territorit zgjedhor nė 100 ZAZ, nga 66 qė ka qenė nė zgjedhjet e 2009.

Pėrfaqėsuesit e Partisė Socialiste nė KQZ, e kundėrshtuan kėtė propozim duke e argumentuar me faktin se rritja e popullsisė nuk duhet tė justifikohet me njė numėr mė tė madh ZAZ, ndėrsa KQZ vetė kishte propozuar ndarjen nė 76 zona.

PD iu drejtua Kolegjit Zgjedhor pasi nė KQZ nuk u arrit konsensusi nevojshėm. Nė mbledhjen e datės 21 dhjetor 2012, Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve shqyrtoi projekt-vendimin e paraqitur nga Administrata e KQZ-sė pėr ngritjen e Zonave tė Administrimit Zgjedhor pėr Zgjdhjet pėr Kuvendin e vitit 2013.

Nė mbėshtetje tė 180 dhe 27 pikat 2, 3 dhe 4 tė Kodit Zgjedhor si dhe tė dhėnave tė dėrguara nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Gjendjes Civile pėr numrin e zgjedhėsve nė tė gjithė vendin, Administrata i propozoi Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve ngritjen e 89 ZAZ-ve nė ndryshim nga 66 ZAZ qė ishin nė zgjedhjet ngritur nė zgjedhjet e 2009.

Gjatė diskutimit tė kėtij projekt-vendimi pėrfaqėsuesit e partive politike PD dhe PS, i propozuan Komisionit ngritjen respektivisht tė 100 ZAZ dhe 75 ZAZ nė tė gjithė territorin e Republikės.

Pas diskutimeve tė tė gjitha propozimeve tė pėrfaqėsuesve tė partive politike po edhe tė anėtarėve tė KQZ-sė, kjo e fundit nė unanimitet, me 7 vota pro, rrėzoi propozimin e PD e cila sugjeronte tė ngrihen 100 ZAZ nė tė gjithė territorin e Republikės.

KQZ gjithashtu rrėzoi me 4 vota pro dhe 3 kundėr, edhe propozimin e PS e cila sugjeronte tė ngrihen 75 ZAZ nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė. KQZ nuk miratoi as propozimin e Administratės, i cili propozonte ngritjen e 89 ZAZ-ve nė tė gjithė vendin pėr shkak se pėr miratimin e tij duhej votim mė shumicė tė cilėsuar.

HermesNews - ©2013