Video

03/01/2013 12:58:16

213 milione per kanalizimet

Ky fond ėshtė pjesė e buxhetit tė brendshėm tė ndėmarrjes dhe se projektet e vitit 2013 do tė zbatohen nė fshatrat e disa komunave dhe bashkive periferike






DURRES - Tetė projekte me vlerė tė pėrgjthshme 213 milion leke do tė zbatohen gjatė viti 2013 pėr pėrmirsimin e furnizimit me ujė tė pijshėm nė rrethin e Durrėsit. Ndėrkohe, nė mesin e muajit shkurt tė kėtij viti pritet tė pėrfundojė realizimi i katėr projekteve tė tjera, nė sistemin e ujėsjellės kanalizimeve tė qytetit dhe fshatrave pranė tij.

Drejtori i Ujėsjellės-Kanalizime sha, Doklead Ademi, tha se ky fond ėshtė pjesė e buxhetit tė brendshėm tė ndėmarrjes dhe se projektet e vitit 2013 do tė zbatohen nė fshatrat e disa komunave dhe bashkive periferike, si dhe nė territorin e bashkisė sė Durrėsit. Sipas drejtorit Ademi, gjatė vitit nė vazhdim projekti kryesor ėshtė parashikuar tė zbatohet nė lagjen periferike tė Shkozetit.

"Financimi i kėtij projekti arrin nė 40 milion leke dhe nė pėrfundim tė tij zona e Shkozetit do tė ketė 24 orė ujė tė pijshėm nė ditė, tha ai, duke shtuar se, projekte tė tilla janė pėrgatitur edhe pėr komunėn e Maminasit, Katundit tė Ri dhe nė disa fshatra tė komunės Xhafzotaj. Po ashtu, zgjidhje tė pjesėsshme do tė ketė edhe nė fshatrat e bashkivė tė Sukthit dhe tė Manzės.

Drejtori i Ujesjellės- Kanalizime tha se qė prej disa javėsh po punohet pėr realizimin e katėr projekteve me vlerė tė pėrgjithshme afro 80 milion leke, investime tė Fondit tė Zhvillimit tė Rajoneve. "Nga projekti me vlerė 31.5 milion leke, mė i rėndėsishmi prej tyre, do tė pėrfitojė zona e Spitallės, nė veri tė qytetit bregdetar, e cila do tė ketė pėrmiresime tė ndjeshme nė furnizimin me ujė, tha drejtori Ademi.

Qarku i Durrėsit ka njė popullsi prej afro 400 mijė banorė dhe qeveria shqiptare po vazhdon tė investojė nė sistemin e ujėsjellės- kanalizimeve, veēanėrisht nė zonat turistike bregdetare.

HermesNews - ©2013