Video

02/01/2013 16:13:48

Mbyllet brenda ne supermarket

73 vjecarja kalon naten e 31 dhjetorit e mbyllur





FRANCE- Ka qene nje nate teper e keqe ajo e nderrimit te viteve per nje grua franceze 73 vjecare. Gruaja e gjore ka ngelur e mbyllur ne njerin nga supermarketet e qytetit te Boubaix per te gjithe naten e 31 dhjetorit.

Portat e mbyllura
Gruaja kishte shkuar ne tualetin e supermarketit dhe pas kthimit te saj ka gjetur nje surprize teper te keqe. Dyqani ishte mbyllur dhe portat e bllokuara. Per te terhequr vemendjen, gruaja ka aktivizuar sistemin e alarmit disa here gjate nates, por nuk ka marre asnje pergjigje.

Lirimi
Lirimi i 73 vjecares ka ndodhur vetem ne oren 10.30 minuta te mengjesit te dites se pare te ketij viti, kur edhe punonjesit e supermarketit kane hapur dyert dhe kane nisur punen. Nje aventure teper e keqe, pasi gjate qendrimit te saj, gruaja nuk ka pire dhe ngrene asgje, madje as nuk ka fjetur. Pasi eshte liruar, eshte cuar menjehere ne njeren nga qendrat shendetsore me te aferta per te kryer kontroll mjekesor.

Edison Myrteza