Video

02/01/2013 10:07:20

Haga mbyll zyrat ne Prishtine dhe Zagreb

Pėrmes njė komunikate, gjykata shtoi se mbyllja e zyrave nė Prishtinė dhe Zagreb po bėhet nė pėrputhje me strategjinė e pėrfundimit tė detyrave qė i kanė mbetur






HAGĖ - Pasi OKB-ja i zgjati mandatin edhe pėr dy vjet tė tjera, Gjykata e Hagės pėr Krimet e Luftės nė ish-Jugosllavi njoftoi se shpall tė mbyllura zyrat e saj nė Kosovė dhe Kroaci.

Pėrmes njė komunikate, gjykata shtoi se mbyllja e zyrave nė Prishtinė dhe Zagreb po bėhet nė pėrputhje me strategjinė e pėrfundimit tė detyrave qė i kanė mbetur.

Ndėrkaq, ajo shtoi se zyrat nė Beograd dhe Sarajevė do tė mbeten tė hapura pėr tė vazhduar mbėshtetjen e punės sė gjykatės.

Kreu i saj, gjykatėsi Theodor Meron ka lavdėruar punėn e stafit nė tė dy zyrat qė po mbyllen.

Ai tha se kėto zyra kanė punuar pėr tė vėnė drejtėsinė nė vend dhe pėr tė kthyer besimin tek etnitetet e prekura.

Qė nga themelimi i saj nė vitin 1993, Gjykata e Hagės ka pasur tė hapura gjashtė zyra nė Beograd, Sarajevė, Zagreb, Prishtinė, Banja Luka dhe Shkup.

HermesNews - ©2013