Video

01/01/2013 09:43:59

Plumbi qorr, humb jeten i riu

Te shtena gjate nderrimit te viteve: dy te plagosur nga armet






DURRES - Njė 24-vjecar nga Manza, ka humbur jetėn, ndėrsa dy tė tjerė, pėrkatėsisht nė Fushė Krujė dhe Durrės janė plagosur aksidentalisht nga pėrdorimi i armėve gjatė festės sė ndėrrimit tė viteve.

Burime zyrtare nga drejtoria e policisė sė qarkut bėnė tė ditur se 24-vjecari Alfred Cena, nga fshati Manėz, ka ndėrruar jetė nė orėn 00.40 tė ditės sė parė tė vitit, teksa transportohej drejt spitalit ushtarak tė Tiranės. I riu mendohet se ėshtė qėllluar aksidentalisht gjatė kohės kur po festonte tek tė afėrmit e tij nė rrethinat e fshatit Larushk, pranė Fushė Krujės.

Sipas tė njėjtit burim, 30 minuta pas mesnate ėshtė plagosur lehtė nė dorė, 48-vjeēari P. H. Ngjarja mendohet tė jetė aksidentale-shtuan burimet e policisė. Njė rast i ngjashėm ka ndodhur nė Fushė Krujė, nė orėn 1.05, kur 33-vjeēari B. A. ėshtė plagosur aksidentalisht nė kėmbė. Tė plagosurit po marrin ndihmė mjeksore dhe nuk kanė rrezik pėr jetėn, ndėrsa policia nė bashkėpunim me prokurorinė ka nisur hetimet pėr tė sqaruar plotėsisht rrrethanat e ngjarjeve

HermesNews - ©2012