Video

13/11/2014 19:37:36

Dita botėrore e diabetit

Diabeti ka shkaktuar 5,1 milion vdekje nė vitin 2013






PRISHTINE - Sipas statistikave, 382 milionė njerėz nė botė kanė diabet, 57 milionė evropiane kanė diabet. 64% te diabetikėve jetojnė nė zona urbane. Diabeti ka shkaktuar 5,1 milion vdekje nė vitin 2013, ēdo 6 sekonda njė person vdes nga diabeti. Diabeti 20 herė mė shpesh lajmėrohet te njerėzit me mbipeshė. 50% shtohet rreziku nga diabeti te duhanpirėsit. E pikėrisht nė ditėn e Diabetit, e premte, 14 nėntor, Klinika e Endokrinologjisė e Qendrės Klinike Universitare tė Kosovės dhe Shoqata e Endokrinologjisė do tė shėnojnė kėtė ditė qė ju dedikohet njerėzve me diabet, familjeve tė tyre, mjekėve dhe tė tjerėve. Kjo ditė ka pėr qėllim promovimin e kujdesit ndaj diabetit, parandalimin dhe mjekimin adekuat tė sėmundjes nė tėrė botėn. Kjo datė lidhet me datėlindjen e Frederick Banting, i cili bashkė me Charles Best, e kishin trasuar rrugėn pėr zbulimin e insulinės mė 1921. International Diabetes Federation (IDF), e cila e ka zyrtarizuar shėnimin e kėsaj date prej vitit 1991 dhe pėrmban mbi 200 organizata pėr diabet nė mbi 160 shtete tė botės. IDF ėshtė i pėrkushtuar tė promovojė, pėrpos tjerash, ngritjen e vetėdijes pėr diabetin nė rrafshin nacional, regjional dhe internacional. Aktivitete do tė ketė edhe nė Prizren, Gjakovė, Pejė, Ferizaj, Mitrovicė, Lipjan, Podujevė dhe Skenderaj. Ndryshe, diabeti tek ne, nė gjuhėn popullore njihet si sėmundja e sheqerit nė gjak.

HermesNews - ©2014