Video

10/11/2014 19:01:56

Kanadaja fiton Miss Globe

Pėrfaqėsuesja shqiptare Anisa Petrela, ka marrė kurorėn e Shoqėrueses sė Parė tė Miss Globe pėr kėtė vit






TIRANE - Bukuroshja kanadeze, Jacqueline Wojciechowski, 22 vjeēe, ka marrė shumicėn e votave tė jurisė dhe ka fituar kurorėn e mė tė bukurės sė Globit nė kėtė edicion tė 41-tė tė spektaklit, i 11-ti i organizuar nė Shqipėri. Mes fishekzjarreve dhe duartrokitjeve tė publikut, nė Pallatin e Sportit nė Shkodėr, ėshtė pėrkrahur fort edhe pėrfaqėsuesja shqiptare, Anisa Petrela, e cila ka marrė kurorėn e Shoqėrueses sė Parė tė Miss Globe pėr kėtė vit. Jacqueline Wojciechowski ishte pėrfaqėsuesja kanadeze, studente pėr letėrsi nė Toronto, e cila ka marrė nė dorėzim nga Missi i vitit tė kaluar, bukuroshja rumune Bianca Paduraru, kurorėn pėr ta ēuar pėrtej oqeanit. Ndėrkaq, juria e pėrbėrė nga Lorenc Luka, Fatmir Gjeka, Julinda Dhame, Ylli Ndroqi, Bianca Paduraru (Miss Globe 2013), Miki Cernokrak, drejtori nacional i Maqedonisė, Danillo da Villa, i Brazilit, Mia Ana Sanra Pilar e Kanadasė dhe Rajne Klein Maurer e Francės, (drejtorėt nacionalė tė vendeve pėrfaqėsuese qė vendosin mes tyre me shorte se cilėt do tė jenė anėtarėt e jurisė), ka votuar pėr shoqėruesen e Dytė tė Miss-it, bukuroshen kolumbiane, Maria Cristina Vergara Navarro. Shoqėruesja e Tretė e Miss Globe u shpall Zania Linton e Trinidad Tobago dhe Shoqėruesja e Katėrt, Kinezja, Wu Zhen. Nė Ulqin gjithashtu, mbrėmjen e sė dielės ėshtė organizuar edhe finalja e “Miss Talent show”, pjesė e formulės sė spektaklit, nė tė cilin secila prej vajzave konkurrente garon me njė talent tė sajin. Pas minikompeticioneve tė organizuar nė Vlorė dhe Pukė, nė finalen e Ulqinit, te prezantuar nga Kristi Ziēishti, votat mė tė shumta i ka fituar pėrfaqėsuesja siberiane, Anna Sopkalova. Ajo ka konkurruar me kėrcim, ka interpretuar Brulesque dhe pas paradės me pesė kostume kombėtare nga vendi i saj ėshtė votuar si mė e mira. Kėshtu “Miss Globe” ka dhėnė kurorėn e parė pėr kėtė vit.

HermesNews - ©2014