Video

30/10/2014 14:12:58

Enkeleda Shkoza koncert nė Tiranė

Filarmonia e Tiranės, njė premtim i kryebashkiakut Basha, ėshtė sot realitet






TIRANĖ - Kryetari i Bashkisė se Tiranes, Lulzim Basha, ka bere te ditur nė rrjetin social Facebook se sonte do te jepet koncerti i parė nėn dirigjimin e francezit Jean Michel Ferran, shoqėruar nga mezzo – sopranoja Enkeleda Shkoza, duke e titulluar “Ne e mbajmė premtimin, Filarmonia e
Tiranės realitet” dhe ilustruar me njė set fotosh. Filarmonia e Tiranės, njė premtim i kryebashkiakut Basha, ėshtė sot realitet. Nė mbrėmje, kjo filarmoni do tė performojė pėr herė tė parė, ku e ftuar nderi ėshtė mezzo-sopranoja me njė karrierė botėrore, Enkeleida Shkoza. Filarmonia do tė dirigjohet nga njė prej dirigjentėve mė tė njohur francezė, Jean-Michel Ferran. Nė kėtė koncert qė do tė mbahet nė sallėn e Universitetit tė Arteve, do tė interpretohen vepra nga Mozart, Verdi dhe Bizet. Mezzo -sopranoja Enkeleida Shkoza dhe dirigjenti, njėherėsh drejtor artistik i Filarmonisė sė Tiranės, Jean Michel Ferran, janė pritur nė njė takim nga kryebashkiaku Lulzim Basha. Basha ka shprehur gatishmėrinė pėr njė bashkėpunim afatgjatė, duke e konsideruar ndihmėn e artistėve shqiptarė me famė botėrore, njė shtysė tė madhe pėr vazhdimėsinė dhe suksesin e Filarmonisė.

HermesNews - ©2014