Video

25/10/2014 12:38:05

Tortė e shpejtė me pandipanjė tė gatshme

nga Brunhilda Ēela






HermesNews - Receta qė po ju propozoj ėshtė njė tortė shumė e thjeshtė, e shpejtė dhe e bukur. Kėtė herė e kam bėrė me pandispanjė tė gatshme, por mund t'a pėrgatisni dhe vetė ju pandispanjėn. Ndonjėherė pėr shpejtėsi tė zgjidh punė (supermarketi), por nuk krahasohet me pandispanjėn qė bėhet vetė. Zgjidheni vetė se ēdo bėni (foto).

Pėrbėrėsit: 1 pandispanjė tė gatshme me kakao e cila ėshtė e ndarė nė tre pjesė (ose e bėni vetė). Pėr tė aromatizuar dhe zbutur fletat e pandispanjes duhen 100 gr sheqer, 3 lugė gjelle liker, pjeshkė ose kajsi.

Pėr kremin: 800 gr gjysma pjeshka komposto (duhen 2 kuti komposto rreth 850 gr secila me gjithė lėngun).
- 450 gr kos
- 140 gr sheqer
- 150 gr pure manaferrash (pra manaferra tė grira)
- 15 g gelatinė pluhur ose 8 fleta xhelatinė
- 400r ml krem pana(ajkė qumėshti)
- 4 lugė gjelle marmaladė manaferrash
- 100 gr manaferra
- 1 pako pluhur pėr tė krijuar zhelenė sipėr tortės
- 250 ml lėng manaferrash pėrzier me ujė qė mos tė dalė shumė i errėt pasi i humbet bukuria tortės
- 100 gr ēokollatė tė grirė

Pėrgatitja: Nė fillim pėrziejmė sheqerin me likerin dhe me njė furēe guzhine lyejmė tė treja fletėt e pandispanjės. Zbusim xhelatinėn nė ujė tė vakėt. Rrahim kosin me sheqerin dhe i pėrziejmė me purėne e manaferrave.

Shtojme aty xhelatinėn e tretur plotėsisht. Xhelatinėn e tresim nė njė tenxhere tė vogel mė pak nga uji qė zbutėm dhe kur ėshtė tretur hedhim pak nga masa e kosit qė tė ftohet pėrpara se ta hedhim tė gjithėn, kėshtu nuk krijohen kokrra nė krem.

Masen e vėme nė frigorifer tė ftohet pak dhe sapo fillon e trashet kremi, e pėrziejmė me 300 gr krem pana tė rrahur pasi 100 gr e tjerė na duhen pėr zbukurimin jashtė. Shtrojmė fletėn e parė tė pandispanjės si nė foto.

Vendosim pjeshkėt bukur pėrmbys mbi tė gjithė sipėrfaqen. Hedhim mė shumė se gjysmėn e kremit. Shtojmė dhe njė fletė pandispanjė dhe pėrsėri kremin e mbetur mbi tė. E mbyllim me pandispanjėn dhe e lyejmė me reēelin e manaferrave. Lyejmė anėt me krem pana tė rrahur, pra me atė qė na ngel (100 gr). Vendosim frutat bukur si nė foto.

Tani do bėjmė lėngun qė krijon zhelenė lart qė i jep tortės shkėlqim dhe bukuri. Bėn dhe izolimin e frutave qė mos tė prishen. Kjo bėhet nė bazė tė udhėzimit tė pakos nė pėrgjithėsi 1 pako kėrkon 250 ml lėng tė cilin e vė nė zjarr tė marrė valė dhe e heq.


E pėrzien herė pas here me lugė dhe nė gjėndje tė ngrohtė e hedh sipėr tortės. Kjo me kujdes pasi ngrin shumė shpejt. Nėse ju ngrin nuk ka problem vėreni pėrsėri nė zjarr dhe shkrin. Tortėn e vendosim nė frigorifer pėrpara se ta servirim tė paktėn 1 orė do ishte mė mirė pasi dhe shije merr mė shumė duke ndenjur pak.

Kėtė tortė mund ta bėni dhe me pandispanjė tė bardhė dhe me fruta tė tjera, sipas shijes dhe fantazisė. Rėndesi ka tė ruani masat e dhėna dhe radhėn e punės.

HermesNews - ©2014