Video

23/10/2014 16:38:28

Fillojnė reshjet e dėborės

Temperaturat kanė pėsuar njė ulje me 3 deri nė 4 gradė, ndėrsa nė zonat malore kanė shkuar nė minus zero gradė. Panariti nė Lezhė






TIRANE - Nė vendin tonė, moti me diell e temperaturat e larta ia kanė lėnė vendin shirave erėrave tė forta dhe borės nė zonat malore. Tė gjitha kėto ndryshime kanė ndodhur si pasojė e njė fronti atmosferik tė ulėt qė zaptoi Europėn Qėndrore dhe njė pjesė tė madhe tė Europės Lindore.

Temperaturat kanė pėsuar njė ulje me 3 deri nė 4 gradė, ndėrsa nė zonat malore kanė shkuar nė minus zero gradė. Kėshtu raportohet ne oret e para te mengjesit te sotem, se reshje bore kanė rėnė nė lartėsinė mbi 500 metra, nė Kukės, ku trashėsia e dėborės ka arritur deri nė 10 cm. Nė lartėsinė mbi 1 mijė metra ka pasur reshje dėbore edhe nė Dibėr e Pukė. E njėjta situatė edhe nė Korēė, ku ėshtė mbuluar nga dėbora mali i Ostrovicės.

Ndėrkohė qė edhe nė ultėsirėn perėndimore tė vendit parashikohet njė mot me reshje tė dendura shiu e erėra tė forta. Pritet qė qarku i Lezhės e Shkodrės tė preken nga stuhi tė forta.

Burime zyrtare bejne te ditur se, Ministri i Bujqesise Edmond Panariti, per te ndjekur ne terren situaten e krijuar nga kushtet e motit te keq ėshtė nisur drejt qarkut tė Lezhės.

Ndersa nė Durres, si pasoje e erėrave tė forta dhe valėzimit nė det deri nė 7 ballė ka pasur edhe vonesa nė mbėrritjen e trageteve nė portin e ketij qyteti. Kėshtu, dy tragete tė nisur nga Bari pritet tė mbėrrijnė 7-8 orė me vonesė.

Kapiteneria e Durrėsit, bėn me dije se aktualisht valėzimi nė det ėshtė 6-7 ballė, ndėrsa bėjnė apel qė anijet tė sigurohen pėr vendstrehim.

Probleme me motin ka pasur edhe nė ujėrat italiane, ku kanė mbizotėruar stuhitė dhe erėrat e forta.

Duke u nisur nga kushtet klimaterike, ku ultėsira perėndimore e vendit pritet tė pushtohet nga erėrat e forta e shirat e dendur, Ministria e Bujqėsisė i bėn apel fermerėve tė pėrgatiten pėr tė mbrojtur tė mbjellat.

Raportohet se nė qarkun e Shkodrės dhe Lezhės ka stuhi e forta, ndėrsa reshjet e shiut janė prezente nė tė gjithė zonėn perėndimore.

“Fermerėt tė marrin masa pėr tė mbjellat, ndėrkohė qė edhe Shtabi i emergjencės ndodhet nė terren. Po ashtu edhe bordet e kullimit janė nė gatishmėri pėr situatėn”, thuhet nė deklaratėn e MB-sė.

HermesNews - ©2014