Video

17/10/2014 13:05:48

Ndėrron jetė Mark Kaftalli

Gjeniu i violinės vdiq nė moshėn 81 vjeēare







TIRANĖ - Ndėrron jetė nė moshėn 81- vjeēare, violinisti dhe kompozitori i shquar shkodran, Mark Kaftalli. “Paganini shkodran i violines”, qė do tė shkruante historinė e tij nė librin e madh tė kulturės shqiptare, lindi nė Shkodėr mė 14 dhjetor 1933.

Ka kryer kursin e violinės me mėsuesin Zef Alimhilli dhe mė pas ka studiuar violin me mjeshtrin Nikolla Zoraqi. Pas kryerjes sė shėrbimit ushtarak, punoi nėn kujdestarinė private tė kompozitorit Preng Jakova, pėr mėsimin e harmonisė dhe kompozicionit. Koncertin e parė e ka dhėnė me mjeshtrat Preng Jakova e Gjon Saraēi nė qytetin e Shkodrės.

Karriera e tij deri nė daljen nė pension ka vazhduar pandėrprerje pėr 30 vjet nė Teatrin “Migjeni”, si udhėheqės artistik. Kompozitori dhe instrumentisti i madh shkodran, Mark Kaftalli, pėr tė parėn herė nė vitin 1962 realizoi festivalin e parė tė muzikės sė lehtė nė Shkodėr. Po nė kėtė vit u realizua dhe festivali i parė i muzikės sė lehtė nė Tiranė. Nė festivalin e parė tė kompozitorėve amatore, Marku fitoj ēmimin e parė me kėngėn “Vallė ēka dru” me tekst dhe muzikė tė krijuar nga vetė ai dhe e kenduar nga Ibrahim Tukiēi dhe Avni Mula.

Mbi 30 vjet si violinist ka drejtuar orkestrėn e Kafes sė Madhe. Ai ka kompozuar mbi 750 kėngė, transkiptoi dhe harmonizoi mbi 400 kėngė popullore shkodrane. Gjithashtu, Mark Kaftalli ėshtė autor i shtatė operave. Sipas specialistėve tė muzikės, Kaftalli radhitet ndėr emrat qė kanė dhėnė kontribut tė madh nė pėrgatitjen e talenteve tė reja.

Mark Kaftalli ėshtė dekoruar me medaljen “Naim Frashėri ” tė klasit tė dytė dhe tė parė. Nė vitin 2005 ėshtė nderuar me titullin “Mirėnjohja e Qytetit” nga Bashkia e Shkodrės dhe po ashtu nė vitin 2012 me “Diplomėn e Pavarėsisė”.

Emri dhe suksesi i mjeshtrit tė jareve shkodrane, Artistit tė Merituar, Bik Ndoja dhe kėngėtarit Shyqyri Alushi, janė produkt i punės sė palodhur dhe profesionale qė kompozitori Mark Kaftalli bėri me kėta artistė. Ai ishte padyshim njė nga ikonat e muzikės shkodrane, mjeshtri i violinės dhe zbuluesi i shumė talenteve tė mėdha.


HermesNews - ©2014