Video

09/10/2014 12:50:18

Arti shpreh zbrazėtinė e botės

Dy autorė nga Beogradi prezantojnė pėr tė pranishmit punimet e 20 viteve tė fundit tė tyre






TIRANE - “Ordinary Nothing” ishte titulluar ekspozita e dy artistėve nga Beogradi, Jovan Babiē Foske dhe Goran Deniē, e cila u hap mbrėme nė ambjentet e Galerisė Zeta nga drejtoresha e saj, Valentina Koēa. Autorėt kanė prezantuar pėr tė pranishmit punimet e 20 viteve tė fundit tė tyre, tė cilat paraqisnin kotėsinė dhe zbrazėtinė si ndjesi artistike, apo konceptin artistik tė kumbjes sė vendit. 18 punime nė format e skulpturės, mix medias, si dhe grafikės, janė paraqitur si njė ekspozitė e pėrbashkėt e Jovan Babiē dhe Goran Deniē, punime tė cilat pas njė faze selektimi, janė prezantuar pėr publikun edhe ne kuadėr tė projektit “Movable Residences”, i cili ka nisur si njė bashkepunim me galerinė qė prej vitit 2012. Si material pėr skulpturat dhe idetė e tij, artisti Jovan Babiē merr objektet e zakonshme dhe ato tė pėrditshme, tė cilat ai i pėrpunon pėr tė kapur nė to formėn qė ai kėrkon. Deniē, i cili vjen nė Tiranė edhe si drejtori artistik i Qėndrės sė Artit Zemun (ZMUC) nė Beograd, ka pėrdorur nė realizimin e punimeve tė tij materiale tė forta si, hekuri apo bronzi, dhe me anėn e punimeve si “2 Elefantėt e bardhė”(tė cilat nė zhargonin e anglishtes sipas artistit referojnė “asgjė”) ai paraqet ndjesitė dhe kuptimin qė ai i jep humbjes sė vendit. Nė mungesėn e pranisė sė Jovan Babiē Foske (njėrit prej 2 autorėve), ekspozita ėshtė ēelur nga Deniē dhe drejtoresha e galerisė, Koēa. Ekspozita do tė vijojė tė qėndroje e hapur deri mė 19 tetor 2014.

HermesNews - ©2014