Video

27/09/2014 18:57:07

Dhjetė kėshilla Feng Shui

Art antik i arredimit. Si tė ndjehemi mirė nė shtėpi dhe nė punė. Rregulla bazė estetike dhe mirėqėnieje






HermesNews - Feng Shui ėshtė njė art antik taoist, qė vjen nga Kina. Arkitekturė e ndėrthurur me elementė tė astrologjisė dhe psiqikės njerėzore.

Shumėkush bazohet tek ky art pėr tė zgjedhur mobiljet, hapėsirėn, arredimin e brendshėm dhe tė jashtėm tė shtėpisė. Feng Shui bazohet tek dy shtylla "era" dhe "uji", qė sipas kulturės kineze, janė shėndeti, lumturia, paqja dhe prosperiteti.

Parimet Feng Shui mbajnė parasysh fushat magnetike dhe fluksin e energjisė nė dispozicion tė arredimit. Cdo zgjedhje bėhet me qėllim pėrgatitjen e ambjenteve tė ngrohta qė dinė tė nxjerrin nė pah mirėqėnien e atij qė banon.

Tė zgjedhėsh t'a arredosh shtėpinė tėnde me vetėdije, duke zgjedhur principet dhe kėshillat e Feng Shui, lejon qė tė kalosh kohėn nė ambjente tė mira, tė rehatshme dhe me rregull, tė gatshme pėr tė pritur miq ose pėr tė punuar. Feng Shui mund tė aplikohet dhe nė punė nėpėr zyra. Ja disa rregulla:

Rregull
Nė Feng Shui rregulli/pastėrtia ėshtė bazė pėr arredim. Para se tė fillosh tė spostosh njė divan apo njė pasqyrė, ėshtė mirė qė tė lirohesh nga gjithēka qė ėshtė e tepėrt. Akumulimi i orendive tė papėrdorshme, sipas Feng Shui, pengon fluksin e energjive pozitive dhe mund tė krijojė situata qė nuk janė nė gjėndje tė flutuojnė duke krijuar negativitet nė mirėqėnien e jetės shtėpiake.

Prandaj ėshtė e nevojshme tė fillosh tė vėsh rregull ēdo ditė nė shtėpinė tėnde dhe tė lirohesh nga ēdo gjė e tepėrt, nė njė mėnyrė qė tė mos e dėmtosh ambjentin, psh duke i shkėmbyer me gjėra qė mund t'ju nevojiten. Mos mblidhni dhe ndiqni njė parim tė thjeshtė, mjafton ajo qė ju duhet, tė tjerat janė tė tepėrta.

Ngjyrat
Mund t'i lyeni vetė muret e dhomave tė shtėpisė, prandaj duhet tė zgjidhni me kujdes ngjyrat qė preferoni. Zgjedhja nuk duhet tė jetė e rastėsishme dhe duhet tė jetė e pėrshtatshme pėr ēdo ambjent. Salloni mund tė jetė i kuq ose portokalli pėr tė stimuluar bisedat nė familje ose mes miqve. Blu dhe e gjelbėrta nė dhomat e gjumit favorizojnė relaksin dhe gjumin ndrėsa ngjyra rozė stimulon romanticizmin dhe pasionin. E verdha nė kuzhinė stimulon oreksin dhe jep energji qė nga fillimi i ditės, pra nga ngrėnia e mėngjesit.

Divani dhe shtrati
Vendosja e mobiliejeve ėshtė njė prej parimeve mė tė rėndėsishme tė Feng Shui. Nė sallon divani duhet tė jetė i pozicionuar nė atė mėnyrė qė tė shikojė nga dera e hyrjes. Kush do tė hyjė nė shtėpi do tė ketė ndjesinė se ėshtė i mirėpritur.

Duhet tė ketė afėr mureve, pėr tė patur njė ndjesi sigurije. Shtrati pėr tė krijuar njė situatė mė tė madhe relaksi, duhet tė pozicionohet nė atė mėnyrė qė tė mos ndodhet drejtpėrdrejt para portės. Porta duhet tė jetė larg shikimit kur flihet.

Pasqyrat
Pasqyrat mund tė pengojnė flutumin e energjive prandaj nuk duhet tė ketė pasqyra nė dhomėn e gjumit sepse pengojnė gjumin. Njė sugjerim ėshtė vendosja e pasqyrės nė dyert e brendshme tė rafteve tė rrobave ose jashtė dhomės sė gjumit.

Dritaret
Dritaret duhet tė jenė shumė tė mėdhe pėr tė shfrytėzuar nė mėnyrė optimale dritėn natyrale pėr tė ndriēuar hapėsirat e brendshme tė shtėpisė gjatė ditės. Vėmendje e veēantė i duhet kushtuar dritareve qė janė nė njė rrugė tė trafikuar nga makinat, zhurma e tė cilave nuk duhet tė na shqetėsojė. Feng Shui kėshillon perde tė trasha me ngjyrė tė ēelet, qė nuk pengojnė dritėn.

Kuzhina
Duhet tė jetė e gjatė mikpritėse dhe e rregullt. Dera nuk duhet tė jetė kurrė e pozicionuar nė mėnyrė qė tė ndodhet nė kurriz tė kuzhinės, nė mėnyrė qė tė favorizojė njė ndjesi qetėsie teksa pėrgatit nė zjarr ushqimin. Kuzhina duhet tė jetė e mbajtur pastėr gjithmonė, pėr tė favorizuar bollshmėri dhe mirėqėnie. Furra nuk duhet tė jetė afėr frigoriferit. Kujdes sidomos tavolinave jo rrethore.

Materialet
Pėr arredimin e shtėpisė Feng Shui sugjerimi ėshtė zgjedhja e materialeve sa mė shumė natyrale, si druri, guri metali. Evitoni materialet plastike. Dyshemeje dhe dritaret me dru lejojnė njė lidhje, nga pikėpamja vizive, mes mabjenteve natyrale tė jashtme dhe shtėpisė.

Tualeti
Sipas Feng Shui, dhoma e banjos mund tė jetė kudo, por kurrsesi afėr kuzhinės. Nė banjo duhet gjithmonė njė dritare.

Shkallėt dhe ashensorė
Shkallėt brenda shtėpisė duhet tė jenė nė harmoni dhe jo shumė tė larta gjithashtu tė ndėrtuara me materiale natyrale. Nė rastin e zyrės njė vėmendje tė veēantė i duhet kushtuar pozicionit tė shkallėve para ashensorit. Zyra nuk duhet tė jetė pėrballė ashensorit.

Kopėshti
Kopėshti duhet tė jetė gjithmonė i sistemuar dhe i mbajtur me rregull. Dhe bimėt duhet tė marrin kujdes pėr tė evituar ndjesinė e njė vendi tė parregullt. Bimėt pak tė kuruara pengojnė fluksin e energjive pozitive, duke favorizuar kėshtu emocione negative. Kujdesi ndaj serės ėshtė njė terapi e mirėfilltė pėr trurin dhe mirėqėnien e brendshme tė njeriut.

HermesNews - ©2014